LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Kemi hyrë “në të kuqen” e marrëdhënieve miqësore me SHBA-të, qytetarët nuk e lejojnë këtë dëmtim politik

Kelmendi: Kemi hyrë “në të kuqen” e marrëdhënieve miqësore me SHBA-të, qytetarët nuk e lejojnë këtë dëmtim politik

Ish deputeti, Ramiz Kelmendi ka thënë sot të gjithë janë dëshmitarë të kërkesave të vazhdueshme të SHBA-ve për heqjen e tarifës në mënyrë që të vazhdohen negociatat me Serbinë dhe sipas tij, kemi hyrë ‘në të kuqen’ e marrëdhënieve miqësore.

Kelmendi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se duhet kuptuar se qytetarët nuk e lejojnë këtë dëmtim politik pa marrë parasysh sjelljet politike.


Lexoni të plotë postimin e Kelmendit në Facebook:

“Kush ju gëzua ndryshimit nga zgjedhjet e vitit 2019!

Jemi dëshmitarë të kërkesave të vazhdueshme të SHBA-ve për heqjen e tarifave, në mënyrë që të vazhdojnë negociatat me Serbinë.

Një insistim i kamotshëm miqësorë i SHBA-ve, gjithnjë, për tërë atë kohë na është servuar me arsyetime të llojit se, SHBA-të nuk e kanë seriozisht, se një kërkesë të tillë e kanë sa për sy e faqe të ndërkombëtarëve. Realiteti po rezulton ndryshe nga ajo që na është thënë. Edhe më herët ishte paralajmërimi se SHBA-të, do tërheqin trupat nga Bondstel-I, si paralajmërim nga njëra anë në mënyrë që të kuptohet sugjerimi miqësorë. Në fazën e parë, edhe kjo u tejkalua, duke u ironizuar kërkesa e SHBA-ve, ndërsa kulminacioni i kësaj u tregua nga refuzimi e Sekretarit Pompeo dhe ambasadorit Grenell për të mos u takuar me Kryeministrin Kurti. Nuk e takojnë Kryeministrin, dhe kjo ndodhë, duke parë se zgjedhjet nuk sollën ndryshimin që e prisnin SHBA-të, që të krijohet një qeveri bashkëpunuese. Kësaj i bashkëngjitet kërkesa dhe informimi i serishëm i ambasadorit, se Amerika është duke e shqyrtuar mundësinë e tërheqjes së trupave nga Bondstel-i.

Nisur nga këto lëvizje dhe ky realitet i krijuar, po shihet se kemi hyrë ‘në të kuqen’ e marrëdhënieve miqësore. Por, duhet kuptuar se qytetarët nuk e lejojnë këtë dëmtim politik pa marrë parasysh sjelljet politike. Duhet kuptuar se disa dekada është dashur të punohet nga i tërë spektri politik shqiptarë dhe spektri ushtarak, që SHBA të sjellë vendime të cilat na e ndryshuan të ardhmen tonë.

Mos të harrojmë se gjërat kanë lëvizur. Në njërën anë, shumë prej miqve Amerikan, pra emra të njohur që kanë ndihmuar Kosovën, tashmë kanë vdekur dhe të tjerë janë në moshë të shtyrë e ndërsa në anën tjetër, ne fare nuk po kontribuojmë të ndërtojmë miq të ri individual, amerikan me peshë.

Duke parë këtë dukuri se ne vazhdojmë të anashkalojmë kërkesat amerikane, frikësohem se a mos vallë ka mundësi që kjo papjekuri të na kthehet bumerang në rezultatin përfundimtarë të mbylljes së raporteve ndërshtetërore”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori