LAJMI I FUNDIT:

KEK prezanton sot investimet mjedisore në Termocentralin Kosova B

KEK prezanton sot investimet mjedisore në Termocentralin Kosova B
Foto: Arkiv

Ministri Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të vizitoi Termocentralin Kosova B në Korporaten Energjetike të Kosovës (KEK).

Qëllimi i kësaj vizite është prezantimi i fillimit të investimeve madhore mjedisore në Termocentralin Kosova B, nga ana e menaxhmentit të KEK-ut.


Po ashtu gjatë ditës së sotme Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të takohet edhe me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Temë e diskutimit do të jetë bashkëpunimi mes MMPH-së dhe Komunës së Prishtinës për çështjet si hartat zonale, krijimi i zonave të gjelbra, gjelbërimi vertikal, veturat elektrike, policia mjedisore si dhe tema të tjera mes dy institucioneve.