Nxënësit e dy shkollave, përkatësisht Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Xhavit Syla” në Sllapuzhan të Suharekës dhe Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Astrit Bytyçi” në Ferizaj e kanë festuar 1 Qershorin, Ditën e Fëmijëve, ndryshe nga herët e tjera.
Ata, iu gëzuan një dhurate speciale që morën nga KEDS-i, dhjetëra kompjuterë, të cilët iu mundësojnë atyre qasjen në botën e informatikës.
Të dy shkollat tashmë kanë ndërtuar përmes këtij donacioni laboratorët e teknologjisë informative. Udhëheqësit e këtyre shkollave janë shprehur mjaft të lumtur që edhe nxënësit e tyre tashmë nxënien e njohurive nga lëmi i informatikës e kanë shumë më të lehtë. Ata janë të sigurt që tashmë rezultatet do të jenë edhe më të mira në këtë lëmi, që aktualisht është më atraktivja në botë.
KEDS ka ndërmarrë një hap të tillë me qëllim që t’i ndihmojë në procesin mësimor nxënësve dhe mësuesve të këtyre shkollave, dhe për t’u ofruar atyre qasje më të lehtë në botën virtuale.
Deri më tani kompania ka dhuruar mbi 180 kompjuterë dhe pajisje të tjera të teknologjisë informative në shumë shkolla fillore dhe organizata të ndryshme të Kosovës. Përfitues direkt janë mijëra nxënës dhe mësues.
KEDS, në kuadër të Përgjegjësisë Shoqërore të Korporatës (CSR) ka qenë vazhdimisht e angazhuar përmes donacioneve të ndryshme dhe programeve, në avancimin e edukimit të brezave të rinj në Kosovë. Në vazhdën e kësaj ka ndihmuar edhe në themelimin e bibliotekave, në infrastrukturën shkollore, ka bërë programe për efiçiencën e energjisë elektrike, pastaj ka projektin më madhor të CSR-së në vend – KEDS Academy, që ekziston prej që kompania ka nisur operimet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Veturat luksoze misterioze që po nxisin kureshtjen e njerëzve në Kosovë e Shqipëri

Dita botërore e ujit - Rëndësia e hidratimit për shëndetin

Shpenzimet e buxhetit 2024, ku shkuan mbi 3 miliardë euro?

Dita e Pranverës festohet në Melodia PX me koleksionin e ri të veshmbathjeve

Liberalizimi i tregut të energjisë hyn në fuqi nga 1 qershori, ZRrE thotë se nuk ka arsye për shtyrje të afatit

Freskoni karrierën tuaj këtë pranverë me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

Kosova në Ligën B të Kombeve, mëson kundërshtarët e mundshëm të Dardanëve

Vritet një 19-vjeçar në Vushtrri, policia jep detaje për rastin

Befason Kaci: Nën 10 mijë euro as nuk e kisha prekur klientin

Butrint Imeri shijon pushimet në Meksikë me modelen turke

“Mendoja që po flisja me psikologun” - Rizarta Hoxha sqaron deklaratën virale të Big Brother