LAJMI I FUNDIT:

KB Rahoveci kërkon hetim nga FBK-ja për akuzat e tifozëve të saj “Vreshtarëve” ndaj lojtarëve për manipulim të ndeshjes

KB Rahoveci kërkon hetim nga FBK-ja për akuzat e tifozëve të saj “Vreshtarëve” ndaj lojtarëve për manipulim të ndeshjes

Klubi i basketbollit, Rahoveci, ka reaguar pas akuzave të tifo-grupit “Vreshtarët” se dy lojtarë të këtij klubi bashkë me trajnerin e Ponte Prizrenit kanë manipuluar ndeshjen me prizrenasit në rrethin e parë të play-offit.

Në një deklaratë publike, KB Rahoveci ka thënë se i ka marrë me shqetësim diskutimet e fundit dhe se ka biseduar me basketbollistët në fjalë. Klubi ka njoftuar se ka kërkuar nga Federata e Basketbollit të nisë procedura hetimore për rastin.


“Për këtë arsye KB Rahoveci zyrtarisht ka kërkuar nga FBK që të nis procedura hetimore në këtë rast dhe do të kërkoi edhe nga instancat tjera hetimore që këtë çështje ta qojnë deri në fund, sepse vlerësojmë se gjitha reagimet duhet sqarohen. Po ashtu për këtë pikë kemi diskutuar edhe me drejtuesit e Ultras Vreshtarët dhe janë njoftuar lidhur me zhvillimet. Minnis dhe Fred mohojnë kategorikisht të kenë qenë të përfshirë në këtë zhvillim, ndërsa KB Rahoveci do të presë veprimet konkrete të instancave përkatëse para se të marrë çdo vendim për të njëjtit”, thuhet në deklaratën e klubit.

Klubi më tej ka thënë se si bord asnjëherë s’ka menduar se dikush nga ekipi mund të punojë kundër tyre.

“Ne në kushte të jashtëzakonshme kemi vepruar katër vite, vetëm që ta sjellim klubin në këtë pikë, ku sot ka shtëpi është skuadra me e organizuar dhe që e njëjta gëzon edhe respekt ndërkombëtar. Përpjekjet e secilit për të shkatërruar këtë projekt ju garantojmë që do të dështojnë, prandaj nevojitet vazhdimi i përkrahjes dhe besimi në këtë skuadër. Parimet bazë të funksionimit tonë kanë qen çdo herë profesionale, që basketbollistët të kenë kushtet që duhet, zbatimin e kontratës e deri te ndjenja e të qenurit krenarë për këtë klub secili në Rahovec. Të nderuar, ne do të vazhdojmë të ju bëjmë krenarë sepse baza është fortë dhe askush nuk mund të jetë mbi klubin. Bordi vlerson dhe kërkon nga të gjithë që të keni durim e mirëkuptim derisa këto procese të kryhen nga instancat përkatëse hetimore. Në këtë momente duhet të fokusohemi në ndeshjen e dytë ndaj Ponte Prizrenit më të cilën duhet të tentojmë ta shpëtojmë sezonin”, thuhet në njoftim.

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori