LAJMI I FUNDIT:

KB Rahoveci i dërgon letër dy ministrave, kërcënojnë me largim nga garat (Foto)

KB Rahoveci i dërgon letër dy ministrave, kërcënojnë me largim nga garat (Foto)

Klubi basketbollistik, Rahoveci i ka shkruar një letër për dy ministrat e Qeverisë së Kosovës, Kujtim Shalës së MKRS-së dhe Avdullah Hotit të Financave, ku i kërkojnë përfundimin e punimeve të palestrës ose në të kundër do të tërhiqen nga garat.

KB Rahoveci janë të zhgënjyer me punimet e ngadalta në palestrën e sporteve në qytet, pasi tash e sa vite nuk po mund t’i zhvillojnë ndeshjet si vendas.


Këto punime të ngadalta dhe lodhja e klubit duke vrapuar nga një qytet në një qytet tjetër për të kërkuar palestër ka bërë që Rahoveci ta dal përsëri me një letër të hapur për Ministrin e MKRS-së, Kujtim Shala dhe atë të Financave, Avdullah Hoti.

Basketbollisti amerikan që luan pa para në Kosovë (Video)
Lexo po ashtu Basketbollisti amerikan që luan pa para në Kosovë (Video)

Në letrën e dërguar dy ministrave të Qeverisë, klubi i basketbollit, Rahoveci, kërkon që të shpejtohen punimet dhe të përfundoj palestra ose në të kundërtën do të detyrohet të largohet nga garat.

“Letër për Ministrin Kujtim Shala dhe Ministrin Avdullah Hoti

I nderuari Ministër i Kulturës dhe Sportit z.Kujtim Shala, i nderuari Ministër i Financave z.Avdullah Hoti, po ju shkruajmë për herë të dytë për të shprehur shqetësimin dhe zhgënjimin  jo vetëm tonin si klub, por të tërë Komunës së Rahovecit për neglizhencën dhe zvarritjen e procesit të përfundimit të punimeve në Palestrën e Sportit në Rahovec, që ka filluar më shumë se 10 vjet. KB Rahoveci po e përmbyll sezonin e parë historik në Superligë ndërsa në rrethana të jashtëzakonshme me shumë probleme për sigurim të palestrës për të zhvilluar ndeshjet ka arritur që të siguroi vend edhe për sezonin e ardhshëm në Superligë. Duam të ju njoftojmë që KB Rahoveci përveç skuadrës seniore ka të angazhuar edhe katër gjenerata të grup moshave U12,U14,U16 dhe U18 ndërsa se fundmi ka marrë vendim që të hap edhe një shkollë të basketbollit. Mundi i gjithë gjeneratave që kanë sakrifikuara shumë që qyteti dhe klubi ynë të arrij në këto nivele mund të marr fund në rast ju të nderuar ministra, nuk përdorni autoritetin tuaj që të përshpejtoni procedurat për përfundimin e palestrës brenda katër muajve të ardhshme. Të nderuar ministra, kërkesa jonë bazohet në premtimet e vazhdueshme të juaja qoftë përmes deklarimeve apo edhe vizitave në Rahovec dhe premtimeve se palestra do të përfundohet fillimisht është thënë në vitin 2016 pastaj në fillim të vitit 2017, ndërsa jemi në muajin e tretë dhe nuk ka as sinjale se mund të ndodh një gjë e tillë. Në rrethana të tilla reagimet e qytetarëve në komunën tonë qoftë edhe përmes protestave janë legjitime dhe KB Rahoveci do të mbështet çdo iniciativë qytetare që ka për qellim interesin e përbashkët të Rahovecit dhe gjithë sportdashësve që nuk kanë ku ta tregojnë talentin e tyre. Njëkohësisht i bëjmë thirrje edhe kryetarit të komunës, z.Idriz Vehapi që konformë  kompetencave që ka të bëjë po ashtu presion mbi instancat përkatëse në mënyrë që të marr fund neglizhenca mbi 10 vjeçare e institucioneve të Kosovës. Bordi i KB Rahovecit e rithekson sërish se nëse nuk hapen procedurat e punimeve dhe nuk ka sinjale se palestra do të jetë gati për edicionin e ri qe fillon në tetor, atëherë do të shqyrtojë mundësinë e mos vazhdimit të garave në rrethana aktuale

BORDI I KB RAHOVECI 11.03.2017 ”. /Telegrafi/

Letra e bordit të KB Rahovecit drejtuar dy ministrave

Në trend Sport

Më shumë
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Bayern Munich – Real Madrid: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i klasikes evropiane

Bayern Munich – Real Madrid: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i klasikes evropiane

Liga e Kampionëve
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Nga tetë ndeshje ka vetëm një barazim dhe tjerat humbje: Ylli i Realit që nuk ka fituar kurrë përballë Bayernit

Nga tetë ndeshje ka vetëm një barazim dhe tjerat humbje: Ylli i Realit që nuk ka fituar kurrë përballë Bayernit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

Premier League
Kalo në kategori