LAJMI I FUNDIT:

Katy Perry rrëfen për depresionin që pati pasi albumi i saj nuk pati sukses

Katy Perry rrëfen për depresionin që pati pasi albumi i saj nuk pati sukses
Katy Perry (Foto: Daniel Pockett/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja Katy Perry është hapur rreth përjetimeve të saj, pas albumit i cili nuk pati sukses.

Kjo vjen, pasi ajo shpesh ka pasur një sërë hitesh dhe ka fituar çmime të shumta, ndërsa albumi i fundit nuk arriti të renditet në top-lista, shkruan Mirror.


35-vjeçarja, e cila po pret fëmijën e saj të parë, ka folur me guxim se si u ndikua shëndeti i saj mendor nga ky mossukses.

Katy Perry (Foto nga Cameron Spencer/Getty Images/Guliver)

Njëra nga këngët në albumin “Witness’, “Chained To The Rhythm”, arriti të jetë në top-listat e Billboard, por këngët e tjera nuk u pritën edhe shumë mirë.

Krijuesja e hitit “Roar”, kishte lansuar albumin në gusht të viti 2019, ndërsa tani ajo ka rrëfyer se u bë pre e depresionit dhe pasigurisë.

Katy foli për kohën e errët gjatë një interviste në një emision australian Seven’s The Morning Show.

Katy Perry (Foto: Ryan Pierse/Getty Images/Guliver)

“Unë u bëra shumë e pasigurt dhe u detyrova të organizoja një udhëtim, për t’u qetësuar si emocionalisht, shpirtërisht dhe psikologjikisht”, ka thënë ajo.

Këngëtarja gjithashtu tregoi për shtatzëninë e saj në mesin e pandemisë COVID-19, duke e cilësuar si një kohë tejet të vështirë për t’u tejkaluar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
Figuron e martuar në gjendjen civile, mësohet emri i bashkëshortit të Egla Cenos

Figuron e martuar në gjendjen civile, mësohet emri i bashkëshortit të Egla Cenos

Magazina
Vesa Luma reagon ashpër pas rasteve tragjike të fundit: Mentalitet i poshtër, vajza që nuk kanë guxim t'iu tregojnë prindërve të tyre problemet

Vesa Luma reagon ashpër pas rasteve tragjike të fundit: Mentalitet i poshtër, vajza që nuk kanë guxim t'iu tregojnë prindërve të tyre problemet

Magazina
Rita Ora mbulon fytyrën me një çantë 26 mijë euroshe, që të mos vihet re në Aeroportin e Sydneyt

Rita Ora mbulon fytyrën me një çantë 26 mijë euroshe, që të mos vihet re në Aeroportin e Sydneyt

Magazina
Mozzik për vrasjen e gruas në Pejë: Zoti e di se sa e sa gruaja dhunohet e rrihet

Mozzik për vrasjen e gruas në Pejë: Zoti e di se sa e sa gruaja dhunohet e rrihet

Magazina
Johnny Depp kritikohet për higjienën orale gjatë premierës së filmit

Johnny Depp kritikohet për higjienën orale gjatë premierës së filmit "Jeanne du Barry" në Londër

Magazina
Kalo në kategori