LAJMI I FUNDIT:

Katy Perry e penduar pasi refuzoi për të bërë një këngë me Billie Eilishin disa vite më parë

Katy Perry e penduar pasi refuzoi për të bërë një këngë me Billie Eilishin disa vite më parë

Edhe artistët e mëdhenj bëjnë gabime për të cilat pendohen më vonë, veçanërisht për faktin se nuk mendojnë se mund të kishin qenë më të suksesshëm nëse do t’u kishin thënë po disa mundësive.

Kjo ndodhi me Katy Perryn, e cila në një intervistë të fundit tha se i vjen keq që i tha jo një mundësie të madhe.

Në një video të postuar nga radiostacioni 102.7 KIIS FM, Katy (38-vjeçe) komentoi se dikur kishte pasur mundësinë të bashkëpunonte me Billie Eilish dhe ajo tha jo.


Rasti ishte për projektin debutues të Billie, “Ocean Eyes”, përpara se ajo të bëhej fituese e shumëfishtë e çmimeve ‘Grammy’, diçka që Perry nuk e ka arritur në karrierën e saj.

Të gjitha lajmet nga Katy Perry
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Katy Perry

Perry komentoi se dikush i dërgoi asaj një adresë duke i kërkuar që t’i hidhte një sy kësaj artisteje të re.

“Ishte një këngë e quajtur ‘Ocean Eyes’ dhe ishte thjesht një vajzë bionde”, tha Perry. “Dhe unë isha si, gabim i madh. Gabim i madh. Mos lejoni që kjo të hyjë në internet”, tha ajo me shaka.

Kjo anekdotë ndodhi në vitin 2015, vitin kur Eilish debutoi dhe në një kohë kur Katy dominonte në top lista dhe ishte ylli kryesor në planet.

Që atëherë e deri më tani, Billie ka fituar shtatë ‘Grammy’, një ‘Golden Globe’ dhe një ‘Oscar’. Jo keq për një vajzë që u nënvlerësua nga Perry.

Por që atëherë, Katy dhe Billie janë bërë mikesha.

Dokumentari i saj i vitit 2012, “Billie Eilish: The World’s A Little Blurry”, paraqet momentin kur të vajzat u takuan në prapaskenë në Coachella dhe Perry e prezantoi atë me të dashurin e saj të atëhershëm, Orlando Bloom. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mozzik prezanton qenin e tij të ri: Ky është ëndrra ime që prej moshës 17-vjeçare

Mozzik prezanton qenin e tij të ri: Ky është ëndrra ime që prej moshës 17-vjeçare

Magazina
Egli Tako mbushet me dashuri në Ferizaj - publiku e duartroket pandërprerë

Egli Tako mbushet me dashuri në Ferizaj - publiku e duartroket pandërprerë

Magazina
Vesa Vllasaliu përgjigjet rreth jetës private pasi prej kohësh flitet për një lidhje me Mirlind Dakun

Vesa Vllasaliu përgjigjet rreth jetës private pasi prej kohësh flitet për një lidhje me Mirlind Dakun

Magazina
U pyet nëse ishte me Trump vetëm për shkak të pasurisë - rikthehet në vëmendje një intervistë e vjetër e Melania Trump

U pyet nëse ishte me Trump vetëm për shkak të pasurisë - rikthehet në vëmendje një intervistë e vjetër e Melania Trump

Magazina
Kuzhinieri Burak Ozdemir e pyet se cilën këngë turke di, youtuberi amerikan IShowSpeed ia përmend një shqiptare

Kuzhinieri Burak Ozdemir e pyet se cilën këngë turke di, youtuberi amerikan IShowSpeed ia përmend një shqiptare

Magazina
Barack dhe Michelle Obama flasin për herë të parë për thashethemet e divorcit të tyre

Barack dhe Michelle Obama flasin për herë të parë për thashethemet e divorcit të tyre

Magazina
Kalo në kategori