Katie Price ka zbuluar se është fejuar me të dashurin e saj, Carl Woods, gjatë pushimeve të tyre në Turqi.

Në një video të shpërndarë në Instagramin e saj të shtunën, ish-modelja magjepsëse, 42 vjeçare, shihet duke festuar me miqtë përpara se partneri 31 vjeçar t’i propozonte.

Katie kishte nxitur spekulime se ajo u fejua të martën, pasi mbante një diamant të madh në gishtin e unazës, megjithëse përfaqësuesit e saj mohuan që të ishte ky rasti.

Katie Price dhe i dashuri i saj (Foto: Instagram)

“Oh Zoti im, Carl Woods sapo më propozoi mua dhe thashë PO, si dhe Paul i propozoi Lorit dhe ajo tha po”, shkroi ajo.

Mikja e Katie, Lori Callow shtoi: “Ai sapo më propozoi mua”.

Carl më pas i emocionuar vazhdoi: “Çfarë, a i propozoi edhe Paul… A i propozuam të dy?”, derisa Price përshpëriti që e do këtë.

Katie Price dhe i dashuri i saj (Foto: Instagram)

Katie u fejua për herë të tetë dhe kjo do jetë martesa e katërt për të.

Ajo më parë ka qenë e martuar me Peter Andre, Alex Reid dhe Kieran Hayler.

E njëjta po ashtu është nënë e pesë fëmijëve: Harvey Price, Princess Tiaamii Crystal Esther Andre, Junior Savva Andreas Andre, Jett Riviera Hayler, Bunny Hayler Trending. /Telegrafi/