LAJMI I FUNDIT:

Katherine Schwarzenegger bëhet nënë për herë të parë

Katherine Schwarzenegger bëhet nënë për herë të parë
Katherine Schwarzenegger (Foto: Getty Images/Guliver)

Katherine Schwarzenegger dhe Chris Pratt janë bërë prindër për herë të parë.

30 vjeçarja dhe ylli i “Marvel” raportohet se kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë, sipas Entertainment Tonight.


Vëllai i Schwarzenegger, Patrick, gjithashtu konfirmoi lajmin në një video të ndarë nga Entertainment Tonight të dielën, duke thënë se ‘motra e tij dhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore’.

Katherine Schwarzenegger dhe Chris Pratt (Foto: Wire Image)

Aktori i “Avengers” dhe Schwarzenegger u martuan në qershor 2019 vetëm pak muaj pas fejesës, ndërkohë dyshja filluan takimet në vitin 2018.

Pakoja e re familjare bashkohet me djalin shtatë vjeçar të Pratt, Jack, të cilin e ndan me ish-gruan Anna Faris.

Të gjitha lajmet nga Katherine Schwarzenegger
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Katherine Schwarzenegger

Një burim i afërt me çiftin konfirmoi më tej se nëna e re po “po bëhet mirë” dhe se kaloi fundjavën në shtëpi me burrin dhe vajzën e saj.

Katherine Schwarzenegger dhe Chris Pratt (Foto: Instagram)

Në prill, një burim tha për People se Pratt dhe Katherine, të cilët u martuan në qershor të vitit të kaluar, janë të ngazëllyer që Jack po bëhet me një vëlla të madh.

“Pasi u martuan, ata nuk mund të prisnin të zgjeronin familjen e tyre”, tha burimi.

Katherine Schwarzenegger dhe Chris Pratt (Foto: Instagram)

Schwarzenegger po ashtu u hap për shtatzëninë në mes të pandemisë së coronavirusit në një bisedë në ‘Instagram Live’ me Dr. Zelana Montminy në qershor, duke thënë se Pratt ka qenë “shumë mirëkuptues” gjatë kësaj kohe. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori