Katër top transferime që Chelsea është afër t’i realizojë para afatit të janarit dhe atij të verës së ardhshme

Chelsea tashmë po planifikon disa transferime për afatin kalimtar të janarit dhe verës së ardhshme, me një mori objektivash që po shikohen, sipas raportimeve të fundit.
Todd Boehly mbështeti ish-trajnerin e skuadrës londineze, Thomas Tuchel, me nënshkrime me vlerë mbi 250 milionë euro gjatë verës, por gjermani nuk zgjati shumë kur afati i transferimeve u mbyll pasi ai u lirua nga detyrat e tij në fillim të shtatorit dhe u zëvendësua nga Graham Potter.
Raheem Sterling, Kalidou Koulibaly, Marc Cucurella, Wesley Fofana, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Denis Zakaria u nënshkruan të gjithë, si dhe Gabriel Slonina dhe Carney Chukwuemeka.
Ka qenë një fillim mesatar i sezonit për Chelsean, aktualisht në vendin e pestë në Ligën Premier, dhe pronarët e rinj po vazhdojnë punën në prapaskenë për të përmirësuar dhe përforcuar skuadrën.
Emra të mëdhenj tashmë janë lidhur përpara Kupës së Botës dhe afatit kalimtar të dimrit, me para të mëdha që do të shpenzohen nëse bazohemi tek raportimet e mediave ndëdrkombëtare.
Lojtarë si Josko Gvardiol, Declan Rice, Jude Bellingham dhe Christopher Nkunku, siç raportohet nga Matt Laë i The Telegraph, janë në listën e Bluve.
Josko Gvardiol
Chelsea është gati të transferojë mbrojtësin 20-vjeçar pasi ka zhvilluar bisedime të avancuara me RB Leipzig.
Mbrojtësi kërkohej nga klubi londinez në verë për një marrëveshje prej 90 milionë eurosh, por Leipzig nuk donte ta linte kroatin të largohej.
Ai pretendohet të ketë një klauzolë lirimi prej 45 milionë euro, pasi nënshkroi një marrëveshje të re deri në vitin 2027 muajin e kaluar.
Gvardiol mendoi se qëndrimi në Leipzig gjatë verës ishte lëvizja e duhur, duke pranuar: “Sinqerisht, jam i lumtur në Leipzig. Është vetëm viti im i dytë dhe kam ende shumë për të mësuar dhe punuar për veten time”.
Declan Rice
Chelsea ka pasur një interesim të gjatë për ish-yllin e tyre të akademisë. Ish-trajnerët si Frank Lampard dhe Thomas Tuchel ishin admirues dhe interesi i klubit mbetet në të.
Rice është tani kapiteni i klubit të West Hamit dhe anglezi është ende ‘në radar’ përpara verës së ardhshme kur Chelsea të kërkojë ta shtojë në mesfushën e tyre.
Jude Bellingham
Real Madrid dhe Liverpool tashmë kanë filluar të bëjnë lëvizjen e tyre për Bellingham dhe po udhëheqin garën për 19-vjeçarin.
Mesfushori i Borussia Dortmund vlerësohet në rreth 150 milionë euro dhe Chelsea po përpiqet të vendosë veten në garë për t’i dhënë vetes një shans për ta marrë atë verën e ardhshme.
Nëse ata do të jenë në gjendje të realizojnë një transferim si ky, mbetet për t’u parë, por Boehly dhe partnerët e tij nuk do të kalojnë pa luftë.
Christopher Nkunku
24-vjeçari nënshkroi një marrëveshje të re deri në vitin 2026 në qershor, e cila përfshinte një klauzolë lirimi prej 60 milionë euro që do të bëhet aktive verën e ardhshme.
Leipzig bëri lëvizjen për të mbrojtur vlerën e tij dhe ata e bënë këtë në kohë pasi francezi iu nënshtrua testeve mjekësore që u mbikëqyr nga Chelsea në fund të afatit kalimtar.
Tani ai ka rënë dakord për një parakontratë, e cila do ta shohë sulmuesin që të kalojë në Stamford Bridge verën e ardhshme për një tarifë që do të ishte më e madhe se vlera e klauzolës së tij të lirimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Intelektualët” e Dritës me koreografi për ngjarjet e fundit në veri: Kur ushtria juaj të kthehet në tokën tonë

Edon Zhegrova shënon super gol te Lille

Humbësi i vitit: Një bastvënës humbi 11 mijë euro për shkak të gabimit trashanik të gjyqtarëve në Angli

Mauricio Pochettino i jep një këshillë mikut të tij të vjetër Mikel Artetas: Ajo që po bën me këta dy lojtarë të Arsenalit është e rrezikshme

Çmenduri në Francë, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

Gjyqtarët e VAR-it që anuluan një gol të rregullt të Liverpoolit marrin dënimin

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Ish-ministri serb për Asociacionin: Shqiptarët fitojnë, serbët humbin gjithçka

Luana Vjollca reagon pas dyshimeve se po i qarkullon një video erotike në internet

Ish-ministri serb tregon kush e ngriti politikisht Milan Radoçiqin

Putini shfaqet me një shenjë të errët të pashpjegueshme në ballin e tij gjatë paraqitjes së fundit

Çmenduri në Francë, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

Sekretari britanik i mbrojtjes 'do të dërgojë trupa në Ukrainë'