LAJMI I FUNDIT:

Katër të arrestuar për trafikim me qenie njerëzore

Katër të arrestuar për trafikim me qenie njerëzore

Policia e Kosovës, në këtë rast hetuesit policor nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), pas një pune operative hetimore një vjeçare, bazuar në informatat dhe provat që kishin siguruar, më 16.08.2016 kanë realizuar një operacion policor në Prishtinë, si dhe më 22.08.2016 ka vazhduar i njëjti operacion policor në Mitrovicë-Jugu, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar dhe identifikimin e një viktime të trafikimit me qenie njerëzore.

Katër personat e dyshuar janë vënë nën pranga nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “trafikim me njerëz , shërbime seksuale të viktimës së trafikimit , mbajtje  në pronësi kontroll të armës pa leje  dhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Si rezultat i punës hetuesit policor kanë arritur të lokalizojnë vendqëndrimin e viktimës, shtetase e Republikës së Kosovës, e cila ishte mbajtur nën kontroll të plotë nga  të dyshuarit po ashtu shtetas të Republikës së Kosovës.

Personat e arrestuar janë: B.K. (1984), N.M. (1972),  A.R. (1975), S.J. (1976).

Të dyshuarit B.K dhe N.M tashmë të arrestuar me qëllim përfitimi personal e kanë detyruar viktimën të kryente  shërbime seksuale me persona të ndryshëm me pagesë, kurse i dyshuari me A.R është  arrestuar për veprën penale shërbime seksuale të viktimës së trafikimit.

Ndërkaq, i dyshuari S.J zyrtar  i policisë, pas  hetimeve të përbashkëta me Inspektoratin Policor (IPK-në)  i njëjti është arrestuar nga këta të fundit për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Njësitet relevante policore me urdhër të Gjykatës Themelore Prishtine kanë bastisur edhe dy lokacione pronë e të dyshuarit  me N.M, me qëllim të  mbledhjes së  evidencave të  nevojshme për rastin ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: katër fishek të kalibrit 9mm, pajisje për pastrimin e armës, tri fletore me shënime në lokalin e të dyshuarit dhe një telefon mobil.

Lidhur me rastin është njoftuar mbrojtësi i viktimave dhe në prezencë të tij është intervistuar viktima, e cila është  trajtuar sipas procedurave standarde për ndihmë dhe mbrojtje të viktimave.

Po ashtu për  rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit pran Prokurorisë Themelore – Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë,  dhe me vendim të tij të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori