LAJMI I FUNDIT:

Katër skuadra në garë për Superkupën Mbarëkombëtare në konkurrencën e femrave

Katër skuadra në garë për Superkupën Mbarëkombëtare në konkurrencën e femrave
(Foto: basketbolli.com)

Në Prizren për herë të parë do të zhvillohet Superkupa Mbarëkombëtare e femrave. Kjo është hera e parë që mbahet në Kosovë, ndërsa në edicionin e kaluar kishte triumfuar Penza në Vlorë.

Flamurtari i Vlorës, Partizani i Tiranës, Bashkimi i Prizrenit dhe Penza e Pejës do të garojnë për trofeun e çmuar. Kampionët dhe fituesit e Kupave të Kosovës dhe Shqipërisë do të luftojnë për një trofe, që është shumë i rëndësishëm për basketbollin mbarëshqiptar.


Në gjysmëfinale do të ndeshen skuadrat nga Shqipëria mes vete dhe Kosovës, kështu që në finalja do të mes ndërmjet një skuadre nga Shqipëria dhe një nga Kosova.

Flamurtari-Partizani është sfida e parë, ndërsa Bashkimi-Penza ajo e dyta, ku do të mësohet se kush do të kualifikohet në finalen e madhe.

Skuadra vlonjate u shpall kampione e Shqipërisë për herë të 24-t edicionin e kaluar dhe synon edhe një trofe, ndërsa Partizani pasi fitoi Kupën e Shqipërisë shpreson të fitojë edhe Superkupën Mbarëkombëtare.

Bashkimi edicionin e kaluar fitoi Kupën dhe Superkupën e Kosovës, kurse Penza u shpall kampione e Kosovës dhe fitoi Superkupën Mbarëkombëtare. Të dy skuadrat nga Kosova shpresojnë të fitojnë trofeun e çmuar.


Orari

26 tetor

16:00 Flamurtari-Partizani

19:00 Bashkimi-Penza

27 tetor

19:00 Finalja


Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Liga e Kampionëve
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Bundesliga
Kalo në kategori