LAJMI I FUNDIT:

Katër përballje miqsh në ndeshjen Itali-Shqipëri, nga rivaliteti Ajeti – Belotti te ai Hysaj –Insigne (Foto)

Katër përballje miqsh në ndeshjen Itali-Shqipëri, nga rivaliteti Ajeti – Belotti te ai Hysaj –Insigne (Foto)

Itali-Shqipëri do të jetë një ndeshje spektakolare, por ndoshta edhe një ngjarje e cila ka nisur prej ditësh të vërë në aksion edhe përplasje miqësore.

Ironi dhe sfida mes lojtarëve që sot në mbrëmje do të jenë armiq në fushë, por menjëherë pas ndeshjes do të kthehen në klubet respektive dhe do të mbrojnë të njëjtat ngjyra.


Seria A është një nga kampionatet që ka ditur të vlerësojë talentet shqiptare të përfaqësueses së Gianni de Biasi, prandaj sot në fushën e lojës do të shihen mjaft duele interesante, mes atyre që për 90 minuta do të jenë miq-armiq në “Renzo Barbera”.

Hysaj-Insigne 

Pa dyshim, dueli më i zjarrtë do të jetë ai mes mbrojtësit të djathtë të Kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj, dhe shokut të tij te Napoli, Lorenzo Insigne, të cilët do të përplasen drejtpërdrejtë së bashku gjatë të gjithë takimit, duke qenë se sulmuesi italian do të lëvizë në krahun e majtë të sulmit “axurr”, duke hasur përballë shkodranin.

Hysaj dhe Insigne së bashku duke i prerë flokët

Të dy e njohin shumë mirë njëri-tjetrin, duke qenë se stërviten çdo ditë bashkë nën urdhrat e Mauricio Sarrit, dy ndër pikat më të forta të Napolit, prandaj përballja mes tyre paralajmëron shkëndija, por pa dyshim brenda sportivitetit të lojës.

Strakosha-Immobile

Mbase më i frikshëm do të jetë dueli mes Thomas Strakoshës, portieri i Shqipërisë, i cili do të zëvendësojë nga minuta e parë të skualifikuarin Etrit Berisha, dhe sulmuesi të Italisë, Ciro Immobile.

Strakosha dhe Immobile te Lazio

Të dy këta janë pjesë e skuadrës së Lazios, por ndërsa në Serie A mbrojnë ngjyrat e të njëjtit klub, sot do të jenë dy kundërshtarë tepër seriozë, pasi nëse objektivi i Immobiles është të shënojë për Italinë, ai i Strakoshës është të ndalojë shokun e tij, por edhe rivalët e tjerë për të realizuar.

Për Thomas Strakoshën, nga ana tjetër e fushës do të ketë edhe një tjetër mik-armik si mesfushori Marco Parolo, i cili pritet në bankinë, por pse jo edhe Antonio Candreva, aktualisht tek Interi, por prej shumë vitesh pjesë e Lazios dhe një mik i mirë për Strakoshën 22-vjeçar.

Ajeti – Belotti

Arlind Ajeti është në dyshim për të qenë titullar sot për Shqipërinë, por nëse ai do të kalojë testin fizik dhe do të paraqitet nga minuta e parë, pa dyshim që për atë do të jetë një duel “në shtëpi”, duke qenë se përballë do të ketë dy shokë skuadre te Torino, sulmuesin e frikshëm Andrea Belotti, por edhe anësorin e mbrojtjes, Davide Zappacosta, dy lojtarë që shihen si më të rrezikshmit në radhët e Italisë.

Ajeti duke festuar golin me Belottin

Basha-Ventura

Ndërkohë, një tjetër ritakim do të jetë ai mes Migjen Bashës dhe trajnerit aktual të Italisë, Ventura.

Mesfushori i Shqipërisë është stërvitur 4 vite nga ai, në vitet 2011-2015, por tani do ta gjejnë veten si kundërshtarë, edhe pse e respektojnë njëri-tjetrin.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori