LAJMI I FUNDIT:

Katër njësi ruse sulmuan të njëjtën kohë në Donetsk, dronët ukrainas i ndalën – pamje nga aksioni në fushëbetejë

Katër njësi ruse sulmuan të njëjtën kohë në Donetsk, dronët ukrainas i ndalën – pamje nga aksioni në fushëbetejë

U deshën muaj të tërë luftimesh të përgjakshme, por në dhjetor, forcat ruse pushtuan Kurakhove, një qytet kështjellë ukrainas në skajin jugor të Donetskut.

Të goditur dhe të rraskapitur – ushtria ruse nuk mund ta shtrinte kontrollin më shumë se disa kilometra në perëndim.

Katër muaj më vonë, ata më në fund kanë mbledhur rezervat për një shtytje të re, transmeton Telegrafi.


“Ne presim që veprimet ruse të zgjerohen më tej në jug në muajt e ardhshëm”, paralajmëroi të enjten Tatarigami, themeluesi i grupit të analizës së inteligjencës ukrainase.

Në fakt, këto veprime nisën ditë më parë. Të martën, një forcë e madhe ruse sulmoi në disa pika njëkohësisht në veri të Kurakhove dhe në jug të Sribne.

“Brenda dy orëve, katër grupe të kombinuara u nisën nga drejtime të ndryshme dhe në kohë të ndryshme në zonën e vendbanimit Bohdanivka: këmbësoria, me karroca dhe motoçikleta, automjete të blinduara, automjete luftarake dhe tanke”, njoftoi grupi operativ-strategjik Khortytsia.

Por linja e Ukrainës në zonë mbahet nga Brigada e fuqishme e 72-të e mekanizuar dhe një grup njësish detare, si dhe ekipet e zakonshme të operatorëve të dronëve.

Dronët panë rusët që vinin dhe menjëherë u aktivizuan. Kjo bëri që rusët të pësojnë humbje të mëdha.

Bëhet fjalë për tanke të shkatërruara, transportues të blinduar, automjete të ndryshme për terrene malore, motoçikleta dhe mbi 50 ushtarë rusë të vrarë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas largimit të ushtarëve amerikanë - hapet rruga për turqit në Siri, pavarësisht pakënaqësisë izraelite

Pas largimit të ushtarëve amerikanë - hapet rruga për turqit në Siri, pavarësisht pakënaqësisë izraelite

Turqia
SHBA e hapur për të njohur Krimenë si pjesë të Rusisë

SHBA e hapur për të njohur Krimenë si pjesë të Rusisë

Evropa
Babë e bir, njëri i vdekur tjetri i humbur pasi vetura e tyre ra në një gropë përthithëse në Itali

Babë e bir, njëri i vdekur tjetri i humbur pasi vetura e tyre ra në një gropë përthithëse në Itali

Evropa
Vriten 12 persona gjatë një përleshje gjelash në Ekuador

Vriten 12 persona gjatë një përleshje gjelash në Ekuador

Amerika Latine
SHBA-ja largon trupat nga Siria - shfaqjen pamjet e tërheqjes së ushtrisë

SHBA-ja largon trupat nga Siria - shfaqjen pamjet e tërheqjes së ushtrisë

Azia
Kina po dërgon ushtarë në Ukrainë për t'u përgatitur për një pushtim të Tajvanit

Kina po dërgon ushtarë në Ukrainë për t'u përgatitur për një pushtim të Tajvanit

Evropa
Kalo në kategori