LAJMI I FUNDIT:

Katër i kanë arritur nga pesë pjesëmarrje në Kupën e Botës, katër të tjerë mund t’i arrijnë – por vetëm Messi mund ta thyej rekordin

Katër i kanë arritur nga pesë pjesëmarrje në Kupën e Botës, katër të tjerë mund t’i arrijnë – por vetëm Messi mund ta thyej rekordin

Listat e të gjitha skuadrave për Katar 2022 janë publikuar dhe tani dihen se cilët lojtarë do t’i bashkohen atyre lojtarëve që do të luajnë për herë të pestë në Kampionatet Botëror. 

Para Katarit, kishte vetëm katër lojtarë në histori që ia dolën ta bënin këtë: Antonio Carbajal, Gianluigi Buffon, Rafa Marquez dhe Lothar Matthaus.


Në ditët dhe javët në vijim në Katar, do t’i bashkohen edhe katër të tjerë, ku ky i 2022 do të jetë Botërori i tyre i pestë.

Kush po luan Botërorin e pestë në Katar?

Cristiano Ronaldo (Portugali, 17 ndeshje dhe 1474 minuta). Ylli portugez do të jetë në Botërorin e tij të pestë në Katar.

Ai nuk ka munguar as një herë që nga e para në 2006, ku zunë vendin e katërt.

Ai ka 17 paraqitje në Kupën e Botës deri më sot dhe, edhe nëse do të luante në finalen e Katarit, ai nuk do të mund të mposhtte rekordin e Matthaus prej 25 ndeshjes.

Lionel Messi (Argjentinë, 19 ndeshje dhe 1624 minuta). Njësoj si Cristiano. Ai e nisi në vitin 2006, me atë eliminim, si zëvendësues, kundër Gjermanisë.

Ai arriti në finalen e 2014 në Brazil, por ende nuk e ka fituar kurorën. Ai ka më shumë ndeshje se Cristiano deri më tani: 19. Ai mund të aspirojë të jetë lojtari me më shumë ndeshje në Kupën e Botës në histori.

Nëse ai bën mirë në Katar dhe arrin në gjysmëfinale, ai mund të shtojë shtatë ndeshje dhe të arrijë në ‘26-shen e shenjtë’.

‘Memo’ Ochoa (Meksikë, 8 ndeshje). Ochoa, portieri më i mirë meksikan në histori – sipas vetë meksikanëve – do të arrijë në Kupën e tij të pestë të Botës, megjithëse ka luajtur vetëm tetë ndeshje pasi ishte zëvendësues në disa Kupa Bote.

Andres Guardado (Meksikë, 12 ndeshje ). Kapiteni i Meksikës do të jetë gjithashtu i pranishëm në Botërorin e tij të pestë. Guardado ka luajtur 12 ndeshje të Kupës së Botës dhe në Katar do t’i shtojë këto, ndonëse nuk do të jetë gjithmonë titullar për shkak të konkurrencës së lartë.

Ai dhe ‘Memo’ menaxhojnë dhomën e zhveshjes meksikane. Ashtu si Ochoa, ai nuk ka pasur kurrë kënaqësinë të luajë një ndeshje të pestë në një turne, pasi Meksika ka qenë gjithmonë e eliminuar në raundin e 1/16 në kohën e tyre.


Më poshtë i gjeni katër lojtarët e tjerë që kanë qenë tashmë në pesë Kupa Bote 

‘Tota’ Carbajal (Meksikë, 11 ndeshje) . Antonio luajti në Kupat e Botës 1950, 1954, 1958, 1962 dhe 66, me gjithsej 11 paraqitje.

Ai ishte portieri i Meksikës në atë kohë, megjithëse nuk luajti në të gjitha ndeshjet e atyre Kupave të Botës. Një legjendë e gjallë (93 vjeç) që do të barazohet me Ochoan në Katar.

‘Gigi’ Buffon (Itali, 14 ndeshje) . Një rast unik. Ai ka qenë në pesë Kupa Botërore (1998, 2002, 2006, 2010 dhe 2014) dhe vetëm dështimi i Italisë për t’u kualifikuar në Rusi 2018 e pengoi atë të bënte atë që nuk e ka bërë askush, pjesëmarrja në gjashtë Kupa të Botës.

Gjithsesi duhet sqaruar se ai ka ‘arritur; pesë Botërorë, por ka luajtur vetëm në katër, pasi në vitin 1998 nuk luajti asnjë minutë. Ai ishte kampion bote në vitin 2006. Ai ka 14 ndeshje të Kupës së Botës.

Rafa Marquez (Meksikë, 19 ndeshje) . Një tjetër meksikan në listë, me 19 ndeshje dhe pesë Kupa Bote që nga viti 2002. I fundit në Rusi ishte pothuajse një dëshmi, por ai ishte aty dhe mori minuta në tre ndeshje.

Lothar Matthaus (Gjermani, 25 ndeshje)  “Mbreti i Kupave të Botës” është i fundit. Lothar Matthaus është lojtari me më shumë ndeshje në historinë e Kupës së Botës (25) dhe në Katar ai mund të kalojë ose barazohet vetëm nga Lionel Messi.

Lothar luajti nga viti 1982 deri në 1998 dhe ishte kampion në vitin 1990, si dhe nënkampion në dy Kupat e Botës së mëparshme, Spanja ’82 dhe Meksika ’86.

Do të jetë e vështirë ta rrëzohet nga froni.


Interesant është fakti se Lothar është lojtari me më shumë paraqitje, por ai nuk është lojtari me më shumë minuta në histori të Kupës së Botës, një nder që i shkon Paolo Maldinit (Itali), me 2,217 minuta ndaj 2,047 minutave të Mattheusit.

Këtë gjë mund të arrinte edhe Sergio Ramos, i cili do të qëndrojë në 17 ndeshje në katër turne të Kupës së Botës.

Luis Enrique preferoi të mos e merrte mbrojtësin me përvojë në Katar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori