LAJMI I FUNDIT:

Katër ekipe shtesë do të kualifikohen në Ligën e Kampionëve nën formatin e ri që nis nga sezoni 2024/25

Katër ekipe shtesë do të kualifikohen në Ligën e Kampionëve nën formatin e ri që nis nga sezoni 2024/25

Në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm do të shtohen katër ekipe shtesë, por si do të vendosë UEFA se cilat ekipe kualifikohen?

Fazat e grupeve kanë filluar të marrin formë në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës, me çdo skuadër që ka luajtur tre ndeshje deri tani.


Në Ligën e Kampionëve, ekipe si Manchester City, Bayern Munich, Real Madrid dhe Barcelona kanë shijuar të gjitha fillimet perfekte, me vendin e tyre në fazën eliminatore të garantuar.

Ndërkohë, Arsenali, Paris Saint-Germain dhe Real Sociedad janë gjithashtu në krye të grupeve të tyre përkatëse, me tre ndeshje të mbetura për të luajtur.

Nga ana tjetër, Manchester United ka pasur një fillim të lëkundur të sezonit të tyre në Evrope, duke humbur dy ndeshjet hapëse kundër Bayern dhe Galatasaray. Një fitore minmale me rezultat 1-0 ndaj Kopenhagës të mërkurën i mbajti të gjalla shpresat e tyre në Ligën e Kampionëve.

Por nëse ata arrijnë të sigurojnë kualifikimin, kjo mund të ketë efekt edhe në klubet e tjera të Ligës Premier, kjo për shkak të tabelës së re të koeficientëve të UEFA-s, e cila ndryshon vazhdimisht pas çdo rezultati në Evropë.

Tabela rendit ecurinë e çdo vendi në turnetë evropianë nga pesë sezonet e fundit, me pikët e dhëna për barazime dhe fitore.

Ndërkohë që ekziston një sistem bonusi në varësi të asaj se sa larg shkon një ekip në një kompeticion, gjë që ndihmon në vendosjen se cilat klube do të shtohen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Ndërsa turneu do të rritet në 36 ekipe në vend të 32 vitin e ardhshëm, dy vende do të shkojnë në ligat me performancën më të mirë në Evropë këtë sezon.

Deri më tani, Belgjika dhe Turqia janë në krye për shkak të disa ndeshjeve kualifikuese më shumë se ligat tjera.

Një vend do t’i jepet edhe klubit që përfundon i treti në ligën e tyre, por renditet i pesti në koeficientin e UEFA-s. Holanda, Franca dhe Portugalia sipas të gjitha gjasave  do të luftojnë për atë vend.

Vendi i fundit do të rezervohet për kampionët e ligës. Katër skuadra janë kualifikuar më parë në këtë mënyrë, por nga sezoni i ardhshëm do të jenë pesë.

Megjithatë, ky vend nuk mund t’i shkojë një ekipi brenda 10 ligave më të mira të Evropës pasi kampioni i tyre kualifikohet automatikisht./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori