LAJMI I FUNDIT:

Katër aksidente në pak minuta në rrugën Pogradec-Përrenjas

Katër aksidente në pak minuta në rrugën Pogradec-Përrenjas

Të paktën katër aksidente janë shënuar brenda disa minutave në aksin rrugor Pogradec-Përrenjas.

Dy mjete janë përplasur në Pojskë të Pogradecit, një kamion ka dalë nga rruga në Qafë Thanë dhe dy mjete janë përplasur në afërsi po në Qafë Thanë.


Një tjetër aksident është shënuar edhe në afërsi të Përrenjasit mes një autoveture dhe një kamioni.

Dyshohet se shkak i aksidenteve është shpejtësia e lartë dhe lagështira. /Telegrafi/