LAJMI I FUNDIT:

Kate Moss ka hequr dorë nga alkooli që dy vite

Kate Moss ka hequr dorë nga alkooli që dy vite

Kate Moss ka qenë e kthjellët për më shumë se dy vjet pasi ajo po arrin të mbajë një mënyrë jetese të shëndetshme pas dekadave të festimit.

Supemodelja, 46-vjeçare, dikur ishte e njohur për paraqitjet e saj të shumta dhe të ‘shfrenuara’, por miku i tij i ngushtë, DJ Fat Tony, ka zbuluar se tash e një kohë ajo është ‘e pastër’, duke thënë se ata më shumë po argëtohen tani se në të kaluarën.


Tony, i cili ka 13 vjet që nuk konsumon alkool, tha: “Kate, ka dy vjet që e ka lënë alkoolin. Dhe unë bashkë me miqtë e mi, tani argëtohemi më shumë sesa përpara kur abuzonim me alkoolin dhe drogat e ndryshme”.

Kate Moss (Foto: Getty Images/Guliver)

Fat Tony emri i vërtetë i së cilit është Tony Marnach, gjithashtu tregoi se para 12 vjetëve i ka ndihmuar muzikantit, Boy George, që ta linte alkoolin.

Të gjitha lajmet nga Kate Moss
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kate Moss

Kate më herët kishte folur për atë se si ka provuar të mos konsumojë kafe dhe duhan në masë të tepruar, si dhe po mundohej t’i kalojë netët e qetë në shtëpi.

“Unë shtrihem për të fjetur herët, pi shumë ujë, nuk konsumoj shumë kafe dhe po provoj ta lë duhanin”, kishte thënë  modelja britanike.

Kate Moss dhe DJ Fat Tony (Foto: Eroteme. co.uk)

Modelja, e cila e ka vajzën 17-vjeçare, Lila, me ish-partnerin Jefferson Hack, në të kaluarën i kishte lavdëruar miqtë e saj të cilët e kanë ndihmuar të qëndroj shëndoshë e mirë, mentalisht dhe fizikisht.

Vitin e kaluar, Moss pretendoi se kurrë nuk kishte probleme me barna të rënda, ndonëse dikur ishte në rehabilitimin e alkoolit. /Telegrafi/

Kate Moss (Foto: Shutterstock)

Në trend Magazina

Më shumë
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Kalo në kategori