LAJMI I FUNDIT:

Kastrioti i Kosovës që e riktheu Servetten në elitën e futbollit zviceran – gola, asistime dhe kapiten i grupmoshave të Zvicrës

Kastrioti i Kosovës që e riktheu Servetten në elitën e futbollit zviceran – gola, asistime dhe kapiten i grupmoshave të Zvicrës

Mesfushori nga Kosova, Kastriot Imeri është njëri nga futbollistët më të talentuar në futbollin zviceran.

Kosovari është pjesë e skuadrës së madhe zvicerane Servette e cila ka siguruar rikthimin në elitën e futbollit zviceran pas tetë viteve mungesë.


Imeri këtë edicion ka zhvilluar 28 ndeshje në Challange League si dhe 3 ndeshje në Kupën e Zvicrës, ku ka shënuar pesë gola dhe ka bërë tre asistime.

Në një intervistë për Telegrafin, Imeri flet për karrierën e tij, të ardhmen e Përfaqësuese si dhe futbollistët që ka model apo që është rritur duke i parë ata.

“Me futboll kam filluar të merrem që nga mosha gjashtë vjeçare, ku fillimisht kam qenë në një skuadër të vogël të Gjenevës, ndërsa nga mosha 11 vjeçare jam pjesë e Servettes dhe me 17 vite kam filluar në Challenge League” thotë Imeri për Telegrafin.

Servette është njëra nga skuadrat më të mëdha në Zvicër, me një histori të pasur pasi ka 17 kampionate zvicerane të fituara si dhe shtatë Kupa të shtetit.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Servette, një skuadër me traditë të madhe në Zvicër. Për mua është kënaqësi që e vesh këtë fanellë dhe dëshiroj që të kemi sukses edhe në Superligen e Zvicrës”.

Servette u rikthye në Superligën e Zvicrës pas tetë viteve mungesë dhe kontribut të madh dha edhe mesfushori qendror nga Kosova, Kastriot Imeri duke zhvilluar 28 takime.

“E kam besimin e trajnerit dhe kjo për mua ka shumë rëndësi. Kam luajtur shumë herë titullar, por nëse nuk kam qenë në formacion gjithmonë kam pasur rastin të jap kontribut nga banka rezervë. Servette është një klub i madh dhe Superliga e Zvicrës ka nevojë për këtë ekip. Pas shumë vitesh pritje jemi të lumtur që e kemi rikthyer ekipin në elitën e futbollit zviceran”, vazhdoi tutje Kastrioti.

Kastrioti ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Zvicrës, nga U-16 deri tani ku është pjesë e U-20.

Ai thotë se është kontaktuar njëherë nga federata shqiptare ne grumbullimin e grup moshave U17 në Saint-Marin.

“Falë paraqitjeve të mira unë kam luajtur edhe me grupmoshat e Përfaqësueses nga U-16 deri në U- 20 ku jam tani. Aktualisht jam i fokusuar vetëm me klubin që të bëjë progres sa më mirë pastaj do të shohim se me cilën Kombëtare do të aktivizohem”, tha Imeri.

Pas paraqitjeve të mira me fanellën e Servettes, mediat zvicerane kanë raportuar për interesim të Atalantës, Sampdorias si dhe disa klubeve tjera zvicerane për mesfushorin ferizajas.

“Unë e bëjë punën time në fushë ndërsa menaxherët merret me interesimin e klubeve. Them të drejtën më vije mirë që interesohen klubet pasi po vlerësohet puna ime. Gjithsesi jam i lumtur në Servette dhe tani po më realizohet një ëndërr që të luaj në elitën e futbollit zviceran me klubin tim”, vazhdoi tutje djaloshi nga Kosova.

Krejt në fund Kastrioti tregon se lojtarët e tij të preferuar janë Andres Iniesta, Granit Xhaka e Valon Behrami.

“Mundohem që të mësoj shumë nga futbollistët duke i shikuar. Gjithsesi Iniesta mbetet lojtari im i preferuar dhe sa herë e shikoja të mundohem të mësoj nga ai”.

“Në pozitën që luaj unë lojtarët qe i pëlqej jashtëzakonisht shumë janë Granit Xhaka dhe Valon Behrami. Që të dy janë të jashtëzakonshëm dhe më pëlqen stili i lojës së tyre, edhe nga këta dy mësoj shumë duke i shikuar”, përfundoi Imeri.

Lojtari i lindur në vitin 2000 luan për ekipin e parë të Servettes që nga viti 2017, ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit 2021. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori