LAJMI I FUNDIT:

Kastrioti fiton ndaj Vëllaznimit me përmbysje të rezultatit

Kastrioti fiton ndaj Vëllaznimit me përmbysje të rezultatit
(Foto: kosovahandball.info)

Kastrioti i Ferizajt ka mposhtur Vëllaznimin e Gjakovës falë paraqitjes më të mirë në pjesën e dytë. Me fitoren e së mërkurës, Kastrioti është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll.

Ndeshja në Ferizaj përfundoi me rezultat 34-28 për skuadrën vendase. Pas 30 minutave lojë në epërsi ishte Vëllaznimi, 16-14. Pjesa e dytë është dominuar nga vendasit që në fund fituan me gjashtë gola dallim.


Braziliani Guilherme Da Silva ishte më efikasi te Kastrioti me shtatë gola. Nga gjashtë i realizuan Aldi Rudari e Samid Mekiq.

Te Vëllaznimi më së shumti gola realizoi Egzon Lluka, gjithsej dhjetë.

Në gjysmëfinale pa lojë kalon Prishtina.