Kasami pas takimit me Zaevin: Mbështetja jonë për kandidat të përbashkët, nuk do të jetë pa kushte
Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, sot ka mbajtur takim me kryeministrin dhe kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev, me të cilin kanë diskutuar për zgjedhjet presidenciale dhe kandidatin konsensual.
Pas përfundimit të takimit Kasami tha se mbështetja e tyre për kandidatin e përbashkët nuk do të jetë pa kushte. Ai tha se do të pranojnë kandidat që do të përfaqësojë të gjithë qytetarët dhe nuk do t’i ndajë ata në baza etnike, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Sot kishim takim me Zaevin për zgjedhjet presidenciale, ku diskutuam për kandidatin e përbashkët. Për ne është e rëndësishme qasja, por më e rëndësishme është personi që do të qëndrojë në institucionin e presidentit të shtetit. Mbështetja jonë nuk do të jetë e pakusht, do të kërkojmë që presidenti i ardhshëm të mbrojë qytetarët nga krimi dhe korrupsioni. Si Lëvizje Besa kemi disa emra që janë serioz dhe gjatë ditëve në vijim do të dalim më konkretisht se cili do të jetë opsioni që do të përkrahim ne”, tha Kasami.
Ndërsa Zaev pas takimit tha se në takim ka prezantuar idenë e tyre për kandidat konsensual për kryetar shteti.
“Ka mundësi për marrëveshje me opozitën shqiptare. Janë të hapur për të dëgjuar argumentet tona. Kemi prezantuar analizat tona, si edhe me partitë tjera. Besoj se nuk është e pamundur, që të gjendet një emër i përbashkët i të gjitha partive politike”, tha mes tjerash Zaev.
Ndryshe, ditë më parë Zaev ka realizuar takim edhe me Ali Ahmetin, Menduh Thaçin dhe Afrim Gashin. Ndërsa në takim nuk shkoi Ziadin Sela, duke u arsyetuar me vendimet që Ministria e Arsimit i ka marrë në lidhje me Komunën e Gostivarit, për t’ia marrë kompetencat arsimore kryetarit Arben Taravari./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë