LAJMI I FUNDIT:

Karriera e një kampioni – Gazmend Sinani, një prej qendrave më të mira të basketbollit kosovar

Karriera e një kampioni – Gazmend Sinani, një prej qendrave më të mira të basketbollit kosovar

Kosova humbi një prej basketbollistëve më të mirë të saj, Gazmend Sinanin.

Reprezentuesi 27 vjeçar sigurisht se ishte ftuar nga përfaqësuesja e Kosovës, ashtu sikurse në grumbullimet tjera për të mbrojtur ngjyrat e shtetit.


Në qarqet e basketbollit, Gazi njihet si një punëtor i madh i basketbollit, i cili gjithnjë ishte prezent në grumbullimet duke zbatuar me përpikmëri urdhërat e përzgjedhësve, të cilët ndërroheshin, por Gazi ishte i pa ndërrueshëm në përfaqësuesn e Kosovës.

Gazmend Sinani në fanellën e Kosovës.

Si një prej qendrave më të mira ai ka fituar gjithçka në basketbollin kosovar si pjesë e Sigal Prishtinës.

Ishte sezoni kur klubi i kryeqytetit rrëmbeu të gjithat trofet vendore, atë të Superligës, Kupës së Kosovës.

Aksident tragjik, ndërron jetë reprezentuesi i Kosovës, Gazmend Sinani
Lexo po ashtu Aksident tragjik, ndërron jetë reprezentuesi i Kosovës, Gazmend Sinani

Gazi ishte pjesë e Sigal Prishtinës edhe kur për herë të parë një klub nga Kosova fitoi trofe ndërkombëtar, atë të Ligës Ballkanike në mbrëmje të paharruara në kryeqytet.

Më pas një prej qendrave më të respektuara ka qenë edhe pjesë e Bashkimit, e më pas kaloi në Angli ku realizoi një seri performancash, për t’u kthyer sezonin e kaluar te KB Rahoveci ku luajti katër ndeshje.

Gazmend Sinani në fanellën e Sigal Prishtinës në sezonin historik të klubit të kryeqytetit.

Në katër ndeshje për Rahovecin në sezonin e fundit ai regjistroi 13 pikë për ndeshje dhe 11.3 kërcime, një mesatare double-double.

Mesataret double-double për Gazmend Sinanin ishin të lehta dhe jo ndonjë statistikë vështirë e arritshme edhe pse konsiderohet e tillë për tjerë basketbollistë.

Ai me këto performanca vazhdoi edhe te Leeds Force në elitën e basketbollit britanik ku ai zhvillloi 15 ndeshje me mesatare prej 15.3 pikësh dhe 10.9 kërcimesh, sërish një mesatare double – double.

Gazmend Sinani lë boshllëk të madh në basketbollin kosovar në të gjitha aspektet.

Gazmend Sinani në fanellën e Bashkimit

Si një qendër gjigante që kombinohej mirë me basketbollistët tjerë në skemat e sulmit, basketbollistë të cilët i pati shumica miq, ai do të jetë një mungesë e madhe, sepse basketbolli kosovar vuan për talentë në pozitën 5, apo atë të qendrës.

Por, mbi të gjitha Gazmend Sinani do të mungohet si një sportist dhe djalosh shembullor, sepse basketbollisti 27 vjeçar krijoi vetëm miq, ku gjithmonë ka treguar etikë të jashtëzakonshme sportive të punës me të gjithë trajnerët që ka punuar.

I gjithë basketbolli është në zi, për Gazin, djaloshin i cili i bënte të gjitha dhe bënte gjithçka për bashkëlojtarët dhe ekipin. Ngushëllime të thella familjes, bashkëlojtarëve, tifozëve dhe gjithë Kosovës! /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori