LAJMI I FUNDIT:

Karim Benzema, një goditje e rëndë për futbollin në Arabinë Saudite

Karim Benzema, një goditje e rëndë për futbollin në Arabinë Saudite

Karim Benzema dhe drejtuesit e klubit Al-Ittihad Jeddah planifikojnë të takohen sërish që do të jetë një takim përfundimtar për të zgjidhur të ardhmen e lojtarit francez .

Sipas MARCA, lojtari nuk u paraqit në ditën e planifikuar për rikthim për të punuar me skuadrën dhe më pas kërkoi leje që të largohej nga futbolli saudit për t’u kthyer në Evropë, diçka që pronësia e klubit të tij aktual nuk ia ka dhënë për momentin.


Të martën ishte tashmë një takim i parë ku u përpoqën që të arrinin marrëveshjeje, por që nuk duket aspak e lehtë për t’u arritur tani.

Tashmë disa skuadra evropiane kanë trokitur në derën e Benzemas

Meqenëse ai nuk u paraqit në kampin stërvitor të ekipit të tij, në derën e tij kanë trokitur disa klube evropiane.

Manchester United dhe Arsenal, së bashku me Olympique Lyon, janë ata që po bisedojnë me rrethin e futbollistit, madje edhe me klubin saudit.

Tri klube në bisedime me kampin e Benzemas
Lexo po ashtu Tri klube në bisedime me kampin e Benzemas

Mundësia nuk është e qartë ende për klubet e interesuara, pasi ata nuk po marrin përgjigje definitive nga ana e klubit saudit, por as nga rrethi i francezit.

Pengesa kryesore nuk janë paratë, pasi në çdo kalim tjetër që mund të jetë në kokën e Benzemës, diferenca e kontratës do të jetë e madhe dhe ai e di që nuk do të fitojë më shumë.

Propozimet që i kanë mbërritur nuk kanë lidhje me atë që ka nënshkruar me Al-Ittihad. Problemi është se marrëdhënia e francezit me klubin saudit do të shkonte përtej sportit, me marrëveshje të ndryshme të natyrës sociale, madje edhe fetare.

Pronësia e A Al-Ittihad nuk e kupton pozicionin e Benzemas

Pronësia e klubit Al-Ittihad Jeddah nuk e kupton që ai që do të ishte referenca e tyre, gjashtë muaj pas mbërritjes, dëshiron t’i japë fund asaj që do të ishte një marrëdhënie e bukur mes sulmuesit dhe futbollit saudit.

Për këtë arsye ata nuk po e lehtësojnë largimin e tij dhe ende shpresojnë të kthejnë një situatë që duket e paqëndrueshme, ndërsa trajneri Marcelo Gallardo nuk llogarit fare te francezi aktualisht.

Gjatë ditëve në vijim, jo shumë larg, pritet një zgjidhje për një rast të komplikuar që ka sjellë një goditje të rëndë për rritjen e kampionatit arab, që mori Neymarin dhe Benzeman, si liderët e dytë pas Cristiano Ronaldos, lider autentik dhe 100 për qind që nga dita kur mbërriti në Riad, më shumë se një vit më parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Kalo në kategori