LAJMI I FUNDIT:

Kapiteni Kane i siguron Anglisë fitoren, ‘Tre Luanët’ sigurojnë botërorin (Video)

Kapiteni Kane i siguron Anglisë fitoren, ‘Tre Luanët’ sigurojnë botërorin (Video)

Kombëtarja e Anglisë ka arritur fitore të rëndësishme në shtëpi 1-0 ndaj Sllovenisë.

Ndeshja nisi mirë për vendasit të cilët kishin disa gjysmë raste shënimi por pa arritur të mposhtin portierin mysafir Jan Oblak.


Rastin më të mirë në pjesën e parë e kishte Kyle Walker, por Oblak shpëtoi portën e Sllovenisë.

Ballkanasit e nisën mirë pjesën e dytë kur rrezikuan portën e vendasve në minutën e 49-të nëpërmjet Jokic por goditja e tij shkoi jashtë portës.

Rastin më të mirë në ndeshje e kishte Marcus Rashford goditja e të cilit e kaloi edhe portierin mysafir por në fund mbrojtja sllovene largoi topin nga vija fatale.

Kur të gjithë po mendonin se ndeshja do të kryhet në barazim 0-0, në skenë doli kapiteni Harry Kane.

Ishte mbrojtësi Kyle Walker që vodhi një top në gjysmëfushën e Sllovenisë dhe pas një harkimi të mrekullueshëm Kane shënoi për 1-0.

Ky ishte goli i pestë në këto kualifikuese për sulmuesin e Tottenham Hotspurs i cili po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme.

Kësisoj anglezët me fitoren e arritur në ‘Wembley’ edhe zyrtarisht janë kualifikuar për në Kampionatin Botëror ‘Rusi 2018’.

Ndërkohë sllovenët do të kërkojnë pozitën e dytë në ndeshjen e fundit kur përballën me rivalin direkt Skocinë dhe fitorja me më shumë se një gol diferencë do t’i kualifikonte ballkanasit të cilët duhet të shpresojnë edhe në dështimin e Sllovakisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori