LAJMI I FUNDIT:

Kapiteni Basha me dy gola të shënuar udhëheq Barin drejt Series A (Video)

Kapiteni Basha me dy gola të shënuar udhëheq Barin drejt Series A (Video)

Migjen Basha është duke kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë në futbollin italian.

Reprezentuesi i Shqipërisë po aktivizohet tek skuadra e njohur italiane që bënë gara në Serie B, Bari.


Basha është futbollisti kryesor i Barit dhe në ndeshjen e mbrëmshme kundër Cittadellas barti edhe shiritin e kapitenit në fitoren 4-2 të vendasve.

Padyshim që më i miri në fushë në këtë sfidë ishte mesfushori shqiptar që arriti të shënoj dy gola.

Fillimisht Basha barazoi rezultatin në minutën e 20 duke shënuar një gol me kokë për 1-1.

Goli i dytë për mesfushorin nga Suhareka erdhi 13 minuta para fundit të ndeshjes.

Pas një rivënie nga këndi, topi u largua nga mbrojtësit mysafirë por shkoi deri te Basha i cili me një goditje të fortë nga jashtë zonës së 16 metërshti shënoi golin e dytë personal në këtë sfidë.

Këta ishin dy golat e parë këtë edicion në Serie B për ish-anëtarin e Torinos.

Bari tani ka bërë një hap të madh drejt rikthimit në Serie A, pasi zë vendin e tretë në tabelë me 16 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/