LAJMI I FUNDIT:

Kapet me patent-shofer false të Sllovenisë, kallëzim penal për kosovarin

Kapet me patent-shofer false të Sllovenisë, kallëzim penal për kosovarin

Kosovari u ka dhënë policëve një pasaportë dhe një patentë-shofer të Sllovenisë. Policët kanë konstatuar menjëherë se patenta e shoferit është e falsifikuar

Mbrëmjen e të premtes, me rastin e një kontrolli të bërë në autostradën A8, në afërsi të vendkalimit kufitar në mes të Austrisë dhe Gjermanisë, në Piding, policia ka kapur një shtetas 48 vjeçar nga Kosova me një makinë Opel Corsa, të regjistruar në Ulm, Gjermani.

Ngasësi i makinës, i cili sipas asaj që ka deklaruar, është shtetas kosovar që jeton prej më shumë se 20 vitesh në Gjermani, policëve u ka dhënë një pasaportë dhe një patentë-shoferi të Sllovenisë.

Policët kanë konstatuar menjëherë se patenta e shoferit është e falsifikuar, shkruan trauensteinertagblatt.de.

Pas ushtrimit të padisë ndaj tij për falsifikim dokumentesh, makina i është dhënë për ta vozitur një personi tjetër që ndodhej në të dhe i cili kishte patentëshoferi të vlefshme.

Por vazhdimi i rrugës është shtyrë pasi që, gjatë kontrollimit të kuletës së shoferit të parë është gjetur edhe një patentë tjetër e falsifikuar shoferi nga Sllovenia.

Kjo ishte në emër të bashkëshortes së të përmendurit. Ndërkohë është konfiskuar edhe ky patentë-shoferi ndërsa ndaj shoferit të parë është iniciuar një procedurë hetimore për sigurim të dokumenteve të falsifikuara.

Megjithëse gruaja e tij nuk ndodhej në makinë, edhe ajo duhet të përgjigjet për sigurim të dokumentit të falsifikuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori