Një person është ndaluar nga policia në Kamenicë nën dyshimin për posedim ilegal të narkotikëve.

Sipas raportit policor, i dyshuari mashkull kosovar është ndaluar gjatë kohës sa ishte duke drejtuar automjetin e tij.


Gjatë kontrollit, tek ai është gjetur dhe konfiskuar një cigare e mbështjellë me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 0.56 gramësh, si dhe një pako me letra të markës OCB.

Pas intervistimit nga organet kompetente, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/