LAJMI I FUNDIT:

Kapen mbi 77 mijë franga zvicerane në Morinë, një 27 vjeçare nuk i kishte deklaruar në doganë

Kapen mbi 77 mijë franga zvicerane në Morinë, një 27 vjeçare nuk i kishte deklaruar në doganë

Policia e Kukësit dhe Policia Kufitare në Morinë, kanë parandaluar një rast të tentativës për transfertë të paligjshme të parave.

Nga aksioni i policisë janë kapur 77 mijë e 160 franga zvicerane.


“Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Kukës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Morinës, arrestuan në flagrancë poseduesit e shumës së parave, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Njoftimi i plotë:

Morinë, Kukës

Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë Kufitare në Morinë, parandaluan dhe goditën një rast të tentativës për transfertë të paligjshme të parave.

Sekuestrohen 77160 franga zvicerane.

Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Kukës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Morinës, arrestuan në flagrancë poseduesit e shumës së parave, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim e koordinim të veprimeve me shërbimet e DVP Kukës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në sajë të forcimit të kontrolleve, kanë evidentuar dhe goditur një rast të transfertës së parave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit.

Pas analizës së riskut, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin B. F.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë gjetën në çantën personale të shtetases R. B., pasagjere, 77160 franga zvicerane të padeklaruara nga ana e e tyre, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve B. F., 35 vjeç, banues në Kavajë dhe R. B., 27 vjeçe, banuese në Ndroq, Tiranë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori