LAJMI I FUNDIT:

Kapen me 10 kilogramë drogë, arrestohen dy persona në Korçë

Kapen me 10 kilogramë drogë, arrestohen dy persona në Korçë

Dhjetë kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa janë gjetur mëngjesin e së enjtes në një nga fshatrat e Korçës.

Burime bëjnë me dije se pas operacionit të zhvilluar në orët e para të mëngjesit, në pranga u vunë dy persona, drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri.


Të dy të arrestuarit janë shoqëruar në drejtorinë vendore ndërsa hetimet vijojnë pasi dyshohet se mund të ketë edhe të tjerë persona të përfshirë. /Telegrafi/