LAJMI I FUNDIT:

“Kapa familjen time dhe vrapova”

“Kapa familjen time dhe vrapova”

Shumë nga ata që ndodheshin në aeroportin ‘Ataturk’ të Stambollit gjatë sulmit terrorist tashmë janë evakuuar nga aeroporti dhe kanë filluar të flasin për mediat e mëdha botërore.

Shumica dalin me lot në sy, por gjithmonë të shoqëruar nga policia.


Jim Hyong Lee i cili ishte duke pritur aeroplanin për t’u kthyer në Korenë e Jugut me dy fëmijët e tij dhe gruan ka folur për The Telegraph rreth tmerrit që ka përjetuar në ato momente.

Lexo më shumëKjo fotografi pas sulmit në Stamboll do t’iu mbushë sytë me lot (Foto)

“Dëgjuam të shtëna në momentin kur ishim duke bërë kontrollin. Kapa familjen time dhe vrapova”.

“Dikush na futi në dhomën e lutjes dhe na fshehu deri sa policia erdhi”, ka thënë Lee. /Telegrafi/