LAJMI I FUNDIT:

Kanye West tregon se do të kandidojë për President të ShBA-së në vitin 2024 dhe po mendon ta ndryshojë emrin e tij

Kanye West tregon se do të kandidojë për President të ShBA-së në vitin 2024 dhe po mendon ta ndryshojë emrin e tij
Kanye West dhe Kim Kardashian West (Foto: Lars Niki/Getty Images/Guliver)

Kanye West ka zbuluar se ai do të kandidojë për president në vitin 2024 dhe ka folur për linjën e tij të re të këpucëve të bëra nga algat, dhe potencialisht thotë se mund ta ndryshojë emrin e tij.

Në një bisedë 35-minutëshe në Festivalin e Inovacionit të Ndërmarrjes Fast në New York të enjten, West bëri një sërë zbulimesh të çuditshme dhe intriguese që janë bërë sinonim me markën e tij, shkruan DailyMail.


Drejtimi presidencial i West-it, që u spekulua për herë të parë në vitin 2015 gjatë MTV Video Music Awards, u kthye në vëmendje të plotë kur ai përmendi sjelljen e fabrikave të markës “Yeezy” në Amerikë.

Kanye West (Foto: Brad Barket/Getty Images/Guliver)

West filloi fjalinë e tij duke thënë: “Kur kandidova për president në vitin 2024…”, duke i bërë 500 persona që ishin pjesë e audiencës që të qeshnin.

“Çfarë ka për të qeshur?”, kishte pyetur Kanye audiencën.

Para kësaj West, i shoqëruar nga dizajneri i markës “Yeezy”, Steve Smith, u ngjit në skenë dhe filluan seminarin e tyre duke u zhytur në drejtimin eko-miqësor të kompanisë së këpucëve.

Steven Smith dhe Kanye West (Foto: Brad Barket/Getty Images for Fast Company)

Duke marrë shembuj të modeleve të reja të këpucëve të tyre, dyshja zbuluan se ata do të bëjnë debutimin e tyre në siluetën e ardhshme të garave “Yeezy Foam”.

Smith shpjegoi se këpucët ishin bërë nga një hibrid i EVA dhe ka një shkumë të krijuar nga algat e korrura nga pellgjet.

Kanye West i dhuron Kimit një milion dollarë donacion për ditëlindje, që ajo t'i dhurojë për bamirësi
Lexo po ashtu Kanye West i dhuron Kimit një milion dollarë donacion për ditëlindje, që ajo t'i dhurojë për bamirësi

EVA, ose etilen vinil acetat, është një lloj plistiku i bio-degradueshëm që është fleksibël dhe rezistent ndaj rrezatimit ultravjollcë.

Kanye West (Foto: Brad Barket/Getty Images/Guliver)

Selia e “Yeezy” thuhet se është zhvendosur në Cody, Wyoming, në një fermë prej 4,000 hektarësh.

Një qëllim kryesor për kompaninë e tij është të sjellë punë nga prodhuesi jashtë shtetit brenda dy viteve të ardhshme.

Gjithashtu, West aludoi se do ta ndryshojë emrin e tij.

Stilisti Steven Smith dhe Kanye West (Foto: Brad Barket/Getty Images/Guliver)

Pasi përmendi vitet e luftës personale, të cilën ai e cilëson si “Vietnam”, ai me shaka tha se mund të kundërshtonte idenë se është e rastësishme t’i referohesh vetvetes si miliarder.

Ai tha: “Tani që e kam bërë biznes dhe njerëzit thonë se është e rastësishme ta quash veten miliarder, unë mund ta ndryshoj ligjërisht emrin tim në Christian Genius Billionare Kanye West”. /Telegrafi/

Steven Smith dhe Kanye West (Foto: Brad Barket/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina
Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Magazina
Kalo në kategori