LAJMI I FUNDIT:

“Kanye West është në mes të një episodi bipolar” – familja të shqetësuar për gjendjen mendore të reperit

“Kanye West është në mes të një episodi bipolar” – familja të shqetësuar për gjendjen mendore të reperit

Kanye West është ‘në mes të një episodi serioz bipolar’, me çka thuhet se e ka lënë familjen e tij ‘shumë të shqetësuar’.

Reperi, 43 vjeçar, thuhet se ka ngjallur shqetësim pasi njoftoi vendimin e tij për të kandiduar për president përmes rrjetit social Twitter në fundjavë dhe për të marrë pjesë në një intervistë të diskutueshme me Revistën Forbes të mërkurën, shkruan DailyMail.


TMZ pretendon se babai i katër fëmijëve vuan nga një episod serioz bipolar rreth një herë në vit, duke rezultuar në një ndikim të madh tek vendimmarrjet e tij.

Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Sajti raporton: ‘Kanye njoftoi se po kandidon për president përmes rrjetit social Twitter gjatë fundjavës, dhe gjithashtu bëri një intervistë të ashpër me Forbes … gjë e cila u pasua me kritika, konfuzion dhe shqetësim të ashpër.

“Burimet tona thonë se familja e tij dhe ata afër tij janë të shqetësuar, por ata besojnë se gjërat do të stabilizohen siç kanë në të kaluarën”, shkruan TMZ.

Kanye West dhe Kim Kardashian West (Foto: Lars Niki/Getty Images/Guliver)

“Problemi këtu është se deklaratat e Kanye-t po shkaktojnë probleme”.

Kanye është martuar me Kim Kardashian, 39 vjeçare, që nga viti 2014, dhe çifti kanë katër fëmijë” North, shtatë vjeçe, Saint, katër vjeç, Chicago, dy vjeçe, dhe Psalmin, 14 muajsh.

Në vitin 2018 (një vit pas diagnostikimit të tij me çrregullim bipolar), Kanye zbuloi se nuk po merrte ilaçe për bipolaritet sepse kjo ‘shtrëngon kreativitetin e tij’.

Kanye West (Foto: Brad Barket/Getty Images/Guliver)

Çfarë është çrregullimi bipolar?

Çrregullimi bipolar është një çrregullim i trurit i cili shkakton ndryshime të pazakonta dhe shpesh të papritura në gjendjen shpirtërore dhe të energjisë.

Cilat janë simptomat?

Simptomat e atyre me çrregullim bipolar variojnë nga periudhat e eklacionit ekstrem dhe energjisë (i njohur si një episod maniak) deri në periudha të mpirjes ekstreme dhe mungesës së energjisë (e njohur si një episod depresiv).

Si diagnostikohet?

Sipas Fondacionit Ndërkombëtar Bipolar, të sëmurët diagnostikohen me çiklizëm të shpejtë nëse kanë katër ose më shumë episode, maniak, hipomanik ose depresion në çdo periudhë 12-mujore.

Kjo formë e rëndë e gjendjes ndodh në rreth 10 deri në 20 përqind te të gjithë personave me çrregullim bipolar.

Çka e shkakton?

Aktualisht nuk dihet se cili është shkaku i çrregullimit bipolar, i cili prek rreth 5.7 milionë të rritur amerikanë të moshës 18 vjeç ose më të vjetër. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"The Sun" shkruan për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Kam dëgjuar krisma mbrëmë", Graciano u thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

Magazina
Kalo në kategori