LAJMI I FUNDIT:

Kanos dy persona zyrtarë, arrestohet një person në Obiliq

Kanos dy persona zyrtarë, arrestohet një person në Obiliq

Një person është arrestuar pasi kishte kanosur dy persona tjerë, të cilët ishin në vendin e punës në sigurim fizik te zona e KEK-ut.

Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 07:00 në fshatin Mirash të Obiliqit.

Sipas raportit të policisë, nga i dyshuari si dëshmi janë konfiskuar një pistoletë e improvizuar (lodër) dhe një thikë. Ndërkaq. pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/