LAJMI I FUNDIT:

Kane shihet si zëvendësues i Suarezit, Barcelona bënë gati 223 milionë euro për të

Kane shihet si zëvendësues i Suarezit, Barcelona bënë gati 223 milionë euro për të
Harry Kane (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Barcelona thuhet se e sheh sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane, si zëvendësuesin ideal të Luis Suarezit dhe kanë gati 223 milionë euro për një ofertë gjatë verës.  

Klubi londinez mund të detyrohet të shesë yllin e tyre anglez të sulmit.


Kjo pasi sipas mediave angleze, Barcelona është e gatshme të shpenzojë shumë për kapitenin e Anglisë.

Këta janë 15 lojtarët më të shtrenjtë në botë – Mbappe më i shtrenjti, sulmuesit sundojnë
Lexo po ashtu Këta janë 15 lojtarët më të shtrenjtë në botë – Mbappe më i shtrenjti, sulmuesit sundojnë

Sipas mediumit Daily Star, gjiganti katalunas është i interesuar dhe është gati të paguajë 200 milionë funte apo 223 milionë euro për të nënshkruar me Kane verën e ardhshme.

Harry Kane (Getty Images)

Skuadra katalunase po kërkon një sulmues të lartë për të rritur cilësitë në sulmin e tyre, pasi Luis Suarez është gati t’i mbush 32 vjeç.

Kështu, drejtuesit e klubit nga Camp Nou e shohin yllin e Tottenhamit si njeriun ideal për të marrë vendin e tij.

Kane shihet nga Barcelona si pasues i Suarezit
Lexo po ashtu Kane shihet nga Barcelona si pasues i Suarezit

Spurs mund të jenë i detyruar të shesin sulmuesin e tyre të madh në mes të vonesës dhe rritjes së kostos së stadiumit të tyre të ri, por nuk do ta shesë Kanen për më pak se 150 milionë funte.

Në garë për sulmuesin anglez është edhe rivali i madh i Barcelonës në La Liga, Real Madridi, të cilët disa herë janë lidhur me anglezin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Ndërkombëtare
Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Xhudo
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori