Republikanët e linjës së ashpër në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së hodhën poshtë të premten një projekt-ligj të propozuar nga lideri i tyre, Kevin McCarthy për të financuar përkohësisht qeverinë, duke e bërë pothuajse të sigurt se zyrat qeveritare do të mbyllen pjesërisht duke filluar nga e diela.
Një masë për financimin e përkohshëm të qeverisë (prej 30 ditëve), ku ligjvënësit do të kenë më shumë kohë për të negociuar, është refuzuar nga dhoma e ulët e Kongresit amerikan me një votim prej 232 kundër dhe 198 pro.
Propozimi do të shkurtonte shpenzimet buxhetore dhe do të vendoste kufizime mbi emigracionin si dhe sigurinë kufitare, prioritete të republikanëve që kishin pak gjasa për t’u kaluar në Senatin me shumicë demokratike.
Në Amerikë, një projekt-ligj duhet të miratohet nga të dyja dhomat e Kongresit përpara se të nënshkruhet nga presidenti amerikan.
Ndërkohë, Senati po debaton një masë të veçantë dypartiake për financimin e përkohshëm të qeverisë deri më 17 nëntor, raporton reuters.
“Dështimi është vetëm nëse heq dorë. Nuk ka mbaruar ende. Ne kemi ide të tjera”, u tha McCarthy gazetarëve, por nuk dha më shumë detaje për një zgjidhje të mundshme.
Nëse Kongresi nuk miraton një projekt-ligj për financimin e qeverisë, që nga mesnata e së dielës, qindra mijëra punonjës të qeverisë amerikane do të dërgohen në pushim.
Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim do të pezullojë shumicën e aktiviteteve rregullatore ndërsa do të mbyllet Shërbimi i Parkut Kombëtar të SHBA-së.
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen ka paralajmëruar se mbyllja e qeverisë do të kërcënojë përparimin ekonomik duke ndalur programet kryesore për bizneset e vogla dhe mund të vonojë punën kyçe të infrastrukturës.
Një mbyllje e pjesshme e qeverisë më 1 tetor do të ishte e katërta në një dekadë dhe do të vinte vetëm katër muaj pasi qeveria federale amerikane ishte afër mospagimit të borxhit të saj prej 31 trilionë dollarësh (29.2 milionë euro) për shkak të një mosmarrëveshjeje në Kongres. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nuk i mjaftojnë as 55 paraqitje në 55 ditë: Vuçiq zemërohet me RTS-in
Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë
Qeveria e Sllovenisë njeh shtetin palestinez, e dërgon për miratim në parlament
Dodik me një çmenduri të re: Në Srebrenicë nuk u vra askush, do t’ia ndryshojmë emrin qytetit
Gruaja nga Çikago bleu një shtëpi për 1 euro në Itali - tregon se si e transformoi atë
Qeveria e Sllovenisë njeh shtetin palestinez, e dërgon për miratim në parlament
Humb jetën një burrë në aeroportin e Amsterdamit, bie në motorin e aeroplanit
Pamje nga beteja e ashpër për qytetin Vovchansk në rajonin e Kharkivit
Si erdhi dhe çfarë do të thotë slogani viral ‘All eyes on Rafah’? Ai është përdorur 47 milionë herë në Instagram deri më tani
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete