Harry Kane raportohet se është duke u përgatitur për të nënshkruar një marrëveshje të re me Tottenhamin.
The Athletic thotë se marrëveshja aktuale e anglezit skadon në verën e vitit 2024 dhe Manchester United është i interesuar për nënshkrimin e tij.
Sidoqoftë, bisedat janë planifikuar midis Tottenham dhe Kane pasi të mbyllet afati i transferimeve, me klubin aktualisht të fokusuar në prurjet e reja.
Anglezi është i hapur për të qëndruar në Tottenham, por nëse një marrëveshje nuk mund të arrihet, atëherë klubi do të përballet me një vendim verën e ardhshme nëse do ta shesë sulmuesin ose do ta humbasë atë falas vitin e ardhshëm.
Trajneri i United, Erik ten Hag është i etur për të nënshkruar me një sulmues këtë verë, me Kane objektivin e tij kryesor.
Bayern Munich gjithashtu është lidhur me një lëvizje për Kane, por ish-presidenti i klubit gjerman Uli Hoeness dyshon se ata mund të përballojnë çmimin e kërkuar të Tottenham prej 130 milionë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251