Kandidati i LVV-së për deputet, Haki Huruglica, prezanton angazhimin e tij për Kosovën

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Haki Huruglica, me numër 105, po vazhdon fushatën zgjedhore duke prezantuar përvojën dhe angazhimin e tij në shërbim të Republikës së Kosovës.
Huruglica si 24 vjeçar ka qenë pjesë e delegacionit shtetëror të Kosovës në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në shkurt të vitit 2024, së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe atëherë zëvendëskryeministren dhe ministre të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Delegacioni përfaqësoi Republikën e Kosovës në një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare.
Në kuadër të garës për zgjedhjet e 7 qershorit, Huruglica kërkon besimin e qytetarëve, duke vënë në pah përvojën e tij institucionale dhe angazhimin për të kontribuar në proceset vendimmarrëse në Kuvendin e Kosovës.
Kandidati garon me numrin 105 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet parlamentare.










































