Shtyrja e afateve për provimin praktik të vozitjes për marrjen e patentë shoferit të kategorisë B, jo vetëm që po lë në pritje me muaj, por disa prej tyre po i detyron t’i ri-nënshtrohen provimit me shkrim, të cilin e kanë kaluar më herët me sukses. Vonesat po ndodhin si shkak i mungesës së ekzaminerëve. Momentalisht, kryeqyteti i Kosovës po operon me vetëm dy ekzaminerë.
Në një dokument të shpërndarë nga MI’ja, para dy muajsh, fajin për pezullim të afateve për test praktik ia kanë lënë pandemisë, bashkë me mungesë të ekzaminerëve, teksa kanë thënë se do të lajmërojnë qytetarët me shkrim lidhur me provimin praktik sapo të normalizohet situata.
Lidhur me këtë Ministria e Infrastrukturës është kontaktuar dy herë radhazi por që nuk ka kthyer ndonjë përgjigje.
Problemi i shtyrjes së afatit të provimit praktik, i cili shihet si hap final për marrjen e patentë shoferit, po detyron kandidatët t’i ri-nënshtrohen provimit me shkrim. Me diçka të tillë është përballur qytetari me inicialet I.E, i cili thotë se në janar do të obligohet t’i ri-nënshtrohet provimit me shkrim, nëse nuk i mundësohet të futet në provim përgjatë janarit.
“Do të detyrohem t’i nënshtrohem provimit me shkrim sërish për leje, më kanë thënë se nuk kanë ndonjë afat të caktum për provimit praktik. Nuk e di se çfarë po ndodh kështu”, ka deklaruar I.E.
Udhëzimi Administrativ për Dhënien e Provimit për Shofer, e parasheh se kandidati i cili në afat prej një viti nga data e dhënies së provimit nga pjesa teorike nuk e jep provimin nga pjesa praktike duhet t’i nënshtrohet provimit në tërësi.
Një shqetësim shtesë problemit ia shton kryetari i Federatës së Auto-shkollave të Kosovës, Xhemshit Cakolli, atë të mungesës së licencimit të ekzaminerëve, për të cilët thotë se ka të atillë që nuk iu është vazhduar licenca, pavarësisht se iu është skaduar vitin e kaluar.
“Ka mungesë të licencimit të ekzaminerëve, ka të atillë që qe një vit iu ka skaduar licenca, nuk po e kuptoj se cila është arsyeja e mos-licencimit nga Ministria e Infrastrukturës”, ka deklaruar ai.
Ndër të tjera, ai është shprehur se është mbajtur një takim mes ekzaminerëve dhe shefit të kabinetit të ministrisë përkatëse, ku është premtuar fillimi i testimeve praktike për kategorinë B të lejeve të vozitjes.
“Sekretari para një jave ka pasur takim me shefin e kabinetit, është mbajtur një takim i ekzaminerëve, pritet të fillojnë testimet praktike. Sot kisha problem me kandidatë që tashmë iu ka skaduar testi, ka kandidatë qe janë detyruar që t’iu ri-nënshtrohen provimit me shkrim”, tha ndër të tjera Cakolli për Express.
Kategoritë e larta mund ta paraqesin testin praktik për patentë shofer.
Paraqitja e provimeve nga pjesa praktike ka filluar tashmë vetëm për kategoritë e larta C1, C, CE dhe D. Paraqitja për provimin nga pjesa praktike e këtyre kategorive ka filluar nga data 06/10/2020.
Gjithashtu, kandidatët të cilëve iu skadon afati i testit dyvjeçarë, mund ta paraqesin provimin për pjesën praktike të kategorisë B.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit
Siljanovska: Në zgjedhje vendoset nëse Maqedonia do të jetë pro-evropiane
Tre mijë punonjës të kulturës pa paga, protestuan para Ministrisë së Kulturës
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente
Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi