LAJMI I FUNDIT:

Kanabisi jua shton dëshirën për seks – në fakt, ju bën edhe ta shijoni më shumë

Kanabisi jua shton dëshirën për seks – në fakt, ju bën edhe ta shijoni më shumë

Një nga stereotipet më të zakonshme është se tymosja e kanabisit ju bën dembel.

Një person që tymos kanabis shpeshherë portretizohet si dikush që qëndron ulur tërë ditën në divan ndërsa han ushqime të pashëndetshme dhe përton të bëjë ndonjë aktivitet – qoftë edhe nëse është fjala për seks, transmeton Telegrafi.

Por, hulumtimet shkencore e kanë kundërshtuar shumë këtë klishe.

Sipas një studimi të publikuar në revistën ‘Journal of Sexual Medicine’, përdorimi i kanabisit ndërlidhet me një rritje të shpeshtësisë së seksit.

Me fjalë të tjera, personat që tymosin kanabis janë më të prirë të bëjnë seks më shpesh sesa ata që nuk tymosin.

Pasi i kishin analizuar të dhënat e më shumë se 28,000 femrave dhe 22,000 meshkujve, rezultatet kishin treguar se në kanë ndonjë bazë ideja se kanabisi e redukton epshin seksual, e madje nuk ka as ndonjë lidhje mes tymosjes së kanabisit dhe ndonjë çrregullimi në funksionin seksual.

Një tjetër studim, i cili ishte publikuar vitin e kaluar, kishte zbuluar se 68% e femrave që përdorin kanabis para seksit kishin raportuar për më shumë kënaqësi gjatë aktit.

Përndryshe, statistikat thonë se 238 milionë njerëz anë e mbanë botës përdorin kanabis, ndërsa kjo drogë është tashmë e legalizuar në 9 shtete të SHBA-së. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Sa herë në javë duhet të bëni seks për të qenë të lumtur?

Sa herë në javë duhet të bëni seks për të qenë të lumtur?

Intimitet dhe Pasion
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024

Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori