LAJMI I FUNDIT:

Kampioni Khabib fiton tri herë më pak se sa McGregor – të ardhurat e irlandezit këtë vit ishin mbi 40 milionë euro

Kampioni Khabib fiton tri herë më pak se sa McGregor – të ardhurat e irlandezit këtë vit ishin mbi 40 milionë euro

Khabib Nurmagomedov ka fituar vetëm një të tretën e parave që fiton rivali i tij më i madh Conor McGregor gjatë vitit të kaluar.

Kampioni i peshave të lehta dhe McGregor kanë pasur zënka të mëdha vite me radhë, prej se kur Khabib u bë numër një në ‘tetëkëndësh’ në vitin 2018, por ‘Notorious’ mbizotëron financiarisht.


Forbes ka renditur të ardhurat e Khabib me 13 milionë funte (14.36 milionë euro), ndërsa të ardhurat e McGregor janë 39 milionë funte (43 milionë euro).

McGregor është një nga luftëtarët më të paguar të UFC, ndërsa në ndeshjen e rikthimit të tij ndaj Donald Cerrone në janar ai fitoi 25 milionë funte (27.6 milionë euro).

Ai ka marrëveshje me kompaninë britanike për veshje sportive ‘Reebok’, ku fiton 4 milionë funte (4.42 milionë euro) në vit.

Po ashtu edhe kompania e tij për prodhimin pijen alkoolike whiskey, fiton shumë të madh.

Conor McGregor e Dana White (Foto: Steven Ryan/Getty Images)

McGregor dhe Khabib janë në një zënkë të re, pasi irlandezi ditë më parë e akuzoi çeçenin se babai i tij Abdulmanap që po vuan nga coronavirusi nuk është në gjendje të rënd.

Sipas tij ai po i shtyn meçet në UFC duke e përdorur këtë mashtrim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori