LAJMI I FUNDIT:

Kampioni Cormier i përgjigjet Latifit: Më pëlqen ai, por jam duke bërë gjëra më të mëdha tani

Kampioni Cormier i përgjigjet Latifit: Më pëlqen ai, por jam duke bërë gjëra më të mëdha tani

Ilir Latifi pas fitores ndaj Ovince Saint Preux në UFC, i kërkoi përballje Daniel Cormierit.

Ky i fundit kampion aktual për pesha deri në 93 kilogram, por aktualisht gjithë fokusi i tij është pesha e rëndë dhe meçi me Stipe Miocic më 7 korrik 2018.


Latifi nuk trembet, i kërkon përballje kampionit Cormier dhe i falënderon të gjithë edhe në gjuhën shqipe
Lexo po ashtu Latifi nuk trembet, i kërkon përballje kampionit Cormier dhe i falënderon të gjithë edhe në gjuhën shqipe

Cormier tha se ai ka respekt për Latifin, por me fjalë të tjera tregoi se shqiptari nuk është në planet e tij për momentin.

Ilir Latifi pas fitores ndaj Tyson Pedro gjatë UFC 215 më 9 shtator 2017 (Foto: Getty Images)

“Unë kam punë fillimisht me Stipe Miocic, jam duke bërë gjëra më të mëdha tani”.

“Më pëlqen Ilir Latfi është djalë shumë i mirë, jemi stërvitur bashkë më parë. Por, për mua të ndeshem me dikë që është më i shkurtë se unë, do ishte dominim i pastër. Do ishte sikur të ndeshesha me Jeff Monson prapë”.

Arritje e jashtëzakonshme nga Ilir Latifi në UFC: Shqiptari e vë në gjumë kundërshtarin dhe arrin fitoren më të rëndësishme në karrierë
Lexo po ashtu Arritje e jashtëzakonshme nga Ilir Latifi në UFC: Shqiptari e vë në gjumë kundërshtarin dhe arrin fitoren më të rëndësishme në karrierë

Ndërsa i pyetur se sa është vështirë të jesh analistë dhe të dëgjosh të tjerët teksa të kërkojnë përballje, kurse ju duhet të jeni profesionist dhe të flisni mirë ata, tha:

“Është gjë e mirë pasi ata të respektojnë, por ishte momenti i tij (flet për Latifin) dhe nuk doja t’ia merrja. Ishte momenti më i mirë për Ilir Latifin për të bërë atë që bëri, e vlerësoj”, ka thënë Cormier.

Në rast të fitores së Cormier ndaj Miocic, amerikani do ishte kampion i dy divizioneve, atë në pesha të rënda dhe të lehta.

Daniel Cormier gjatë përballjes me Jon Jones në UFC 214 më 29 korrik 2017 (Foto: Getty Images)

Latifi e ka cekur se nuk e ka problem të ndeshjet në asnjërën nga këto kategori, pra i mbetet Cormierit të vendos.

Iliri pa fitores ndaj Ovinces renditet i teti në UFC, ndërsa kundërshtari i tij para ndeshjes ishte në pozitën e pestë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori