LAJMI I FUNDIT:

Kameramani i BBC-së sulmohet gjatë fjalimit të Donald Trumpit (Video)

Kameramani i BBC-së sulmohet gjatë fjalimit të Donald Trumpit (Video)

Një kameraman i BBC-së është sulmuar gjatë fjalimit të mbajtur nga presidenti amerikan Donald Trump, raporton Bloomberg.

Korrespondenti në Washington, Gary O’Donoghue, ka deklaruar se kolegu i tij Ron Skeans po filmonte fjalimin në El Paso, Teskas, kur ndodhi incidenti, transmeton Telegrafi.


Sipas tij ishin përkrahësit e Trumpit që u futën në platformën ku po qëndronin gazetarët, dhe në një moment ia kapi kamerën dhe sulmoi kolegun e tij.

“Ishte një sulm i tmerrshëm. Për fat të mirë kameramani jonë është mirë”, ka deklaruar O’Donoghue gjatë programit të mëngjesit në BBC Radio 4.

Pamjet e filmuara nga  Skeans janë postuar në Twitter nga O’Donoghue dhe tregojnë momentin kur ndodhi incidenti. Në një moment pamja ndërpritet, dhe më pas shfaqet një burrë i cili fillon të fyej gazetarët. /Telegrafi/