LAJMI I FUNDIT:

Kaltrina Mikushnica thyen rekordet në Insta dhe YouTube, kjo është prezantuesja më atraktive shqiptare (Foto)

Kaltrina Mikushnica thyen rekordet në Insta dhe YouTube, kjo është prezantuesja më atraktive shqiptare (Foto)

Kaltrina Mikushnica pa dyshim se është një prej femrave më të bukura jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe në rajon.

Së fundmi, ajo ka thyer të gjitha rekordet në rrjetin social Instagram dhe YouTube, përkundër kohës së shkurtër që prej kalimit të saj në prezantimin e një nga emisioneve në TV Dukagjini, televizion që po bën punë të fuqishme me shumë emisione atraktive së fundmi.


Kaltrina fillimisht ishte e njohur për publikun shqiptar si një nga modelet më atraktive të kohës, prezantuese e motit dhe si fytyrë e shumë fushatave reklamuese të brendeve botërore, teksa ishte edhe prezantuese në emisionin “Vikendi” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), shkruan Telegrafi.

kaltrina 4

Sharmi i saj dhe eleganca e pa prekshme, stili unik i të prezantuari dhe qasja e saj e dashur ndaj publikut janë ndër atributet kryesore të suksesit të saj si modele dhe prezantuese, e cila po vazhdon me ngritjen profesionale.

Kaltrinën e jashtëzakonshme mund t’a shikoni çdo të shtunë nga ora 21:10 në RTV Dukagjini – por keni kujdes, mund të mahniteni nga bukuria dhe atraktiviteti që ajo reflekton. /Telegrafi/

kaltrina 3