Kaloni shumë kohë në kompjuter apo në telefon të mençur? Sytë tuaj janë të rrezikuar, mirëpo qe se çfarë mund të bëni…
Para ekrani kalojmë shumë kohë, mirëpo në disa gjëra siç është puna nuk mund të ndikojmë, por gjithsesi mund të përpiqemi të mbrojmë sytë tanë nga të gjitha ato ekrane me të cilët përballemi çdo ditë
Drita LED sot gjendet gjithandej rreth nesh dhe vazhdimisht jemi të ekspozuar.
Pa marrë parasysh që në kuptimin ekologjik është më e pranueshme, ekspozimi ndaj dritës së kaltër ka pasoja të shumta negative në shëndetin tonë, transmeton Telegrafi.
Çfarë është drita e kaltër?
Drita e diellit përmban rreze të kuqe, të portokallta, të verdha, të gjelbra dhe të kaltra dhe nuanca të shumta të këtyre ngjyrave me energji dhe gjatësi të ndryshme valore.
Rrezet e dritës të gjatësive të valëve kanë më pak energji (rreze të kuqe), ndërkaq rrezet e shkurtra kanë më shumë energji (rrezet e kaltra).
Gjatësia e valëve të dritës së kaltër është prej 80 deri në 500 nm dhe është drita më e fuqishme e spektrit të dukshëm që kalon përmes thjerrëzave dhe kornesë dhe bie direkt në retinë.
Drita e kaltër është më së shumti e pranishme në dritën e diellit, por e emetojnë gjithashtu edhe llambat e kursimit të energjisë në ambiente të mbyllura dhe drita e bardhë LED që është e pranishme në ekranet e sheshta të televizorëve, monitorëve, tabletëve, kompjuterëve, telefonave të mençur dhe aparateve të tjera digjitale.
Si ndikon drita e kaltër negativisht në sytë tuaj?
Meqenëse syri nuk bllokon dritën e kaltër dhe ajo depërton deri te retina, ekziston rreziku nga dëmtimi i qelizave të shumta të ndjeshme ndaj dritës.
Ekspozimi i tepërt mund të çojë deri te ndryshimet të cilat ngjasojmë me degjenerimin makular dhe në fund madje deri te humbja e përhershme e të parit.
Shpeshtësia e përdorimit të aparateve të cilat emetojnë dritë të kaltër më së shpeshti ka këto pasoja:
∙ sy të skuqur dhe të irrituar,
∙ sy të thatë për shkak të rrahjeve të zvogëluara të qerpikëve,
∙ lodhje e syve,
∙ lodhje dhe përgjumje – truri vazhdimisht merr sinjale që patjetër duhet të jetë i zgjuar dhe i gatshëm për shkak të zvogëlimit të prodhimit të melatoninës.
Përse duhet të përdorni syze me mbrojtje nga drita e kaltër?
Jeta e tashme thjesht është e pakuptueshme pa aparate elektronike. Shumica prej nesh çdo ditë e fillon dhe e mbaron duke shikuar në pajisjet e mençura. Sipas disa hulumtimeve, madje 60% e njerëzve kalojnë më shumë se 6 orë para kompjuteri.
Rritja e ndriçimit gjatë natës pengon prodhimin e melatoninës, shpie në kualitet të keq të gjumit dhe kjo e rritë rrezikun e kancerit, e posaçërisht të kancerit në gji dhe prostatë.
Nëse trupi mbetet pa gjumë, atëherë cikli i çrregullt i gjumit shpie edhe në probleme tjera si depresioni, shtimi i peshës, problemet me memorie, problemet kardiovaskulare, etj.
Hulumtoni në internet dhe gjeni ofertat për syzet me mbrojtje nga drita e kaltër. Kjo është një ndër mënyrat më efektive.
Bartja e syzeve të tilla në kohë të caktuar, zvogëlon lodhjen, tharjen e syve, përmirëson gjumin e përgjithshëm dhe sinkronizon ritmin tuaj cirkadian.
Me rastin e porositjes së syzeve zgjidhni syzet me këtë filtër dhe mbroni sytë e shëndetin tuaj.
Për fillim ju është e nevojshme një njohuri paraprake për atë se cilat forma i përshtaten fytyrës suaj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën