LAJMI I FUNDIT:

Kai Havertz thuhet se ka arritur marrëveshje me Chelsean

Kai Havertz thuhet se ka arritur marrëveshje me Chelsean

Kai Havertz duket se do të jetë transferimi i madh i Chelseat në këtë verë.

Skuadra londineze tashmë e ka transferuar Hakim Ziyechin nga Ajaxi dhe Timo Wernerin nga Rasenball Sport Leipzig.


Frank Lmapard nuk dëshiron të ndalet me kaq dhe e dëshiron me ngulm transferimin e Havertz në këtë afat kalimtar.

Sipas asaj që raporton Le Standard, Chelsea është pajtuar që të paguajë 90 milionë euro plus pesë milionë bonuse te Bayer Leverkuseni.

Lojtari thuhet se është pajtuar me kushtet e ofruara nga The Blues, ku do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.

Skuadra si Arsenali, Manchester United, Liverpool, Manchester City, Juventus, Real Madrid e Paris Saint-Germain, janë po ashtu në garë.

Por, Chelsea nuk ka humbur shumë kohë dhe ka zhvilluara bisedime direkte me lojtarin, duke e joshur atë me një pagë të majme që besohet se kalon 200 mijë funte në javë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori