Nga: Erald Kapri
Të shkruash për një mik është e vështirë. Të shkruash për Uran Kostrecin është akoma më e vështirë. Poeti 82-vjeçar kaloi disa ditë të vështira i shtruar në spital dhe falë Zotit po bëhet më mirë!
Takimi i parë me Uranin erdhi rastësisht kur u ndodhëm në një promovim libri. I veshur me kostum, një jelek që mbërrinte te gryka, e kapele republike të dukej sikur takoje një prej atyre mendimtarëve të viteve 1930-40.
Ai gjendet shpesh në një nga kafenetë e qeta të Tiranës, ku kamerierët e presin me kafen gati dhe tavolinën e rezervuar. Ftesat e tij për kafe janë një rast që nuk mund të humben lehtë.
Urani është një ndër të rrallët e mbetur mes nesh nga “mandelat e Shqipërisë”. Bëri më shumë se 23 vite burg, kryesisht në Burrel, i arrestuar sapo kaloi të 20-at kur priste të niste punë si mësues. U arrestua për shkak të një poezie. Ai u ridënua sepse nuk bëri kompromis me idealin antikomunist. Qëndresa në burg respektohej edhe nga persekutorët më të dalluar.
Poeti i sonetave nuk arriti dot të mbarojë universitetin, përveç Normales së Elbasanit. Por, jeta në burg e lidhi pranë me disa prej mendjeve më të zgjuara të kohës që ngrysnin ditët bashkë. Kultura e Uranit kalon atë të një pedagogu letërsie apo historie ku shpesh të përshkruan pasazhe të njohura me një anglishte mjaft korrekte. Ndoshta është i vetmi gjallë sot që mund të përshkruajë me detaje jetën në “Universitetin e Burrelit”, burgun famëkeq ku mbyllën ditët kundërshtarët e regjimit komunist. Reciton në italisht Dante Aligerin falë mësimeve në burg nga Engjëll Çoba apo debaton mbi filozofinë falë leximeve me Koço Tasin a Don Nikollë Mazrekun.
Urani, pas të ‘50-ave, pasi mbaroi burgimin, nisi një jetë të re. Nuk arriti dot të krijojë familje, por asnjëherë nuk jetoi vetëm. Është ndër të paktët që ka vizituar pjesën më të madhe të shkollave të vendit, për arsye se është bërë pjesë e një bashkëbisedimi me të rinjtë për të kaluarën e diktaturës. Udhëtimet dhe leximet janë hobi dhe pasionet e tij nuk kanë ndaluar asnjë ditë. Krahas kostumit, një çantë krahu shoqëron Uranin, e tejmbushur me dorëshkrime dhe me librat e fundit që dalin në bibliotekat e Tiranës.
Filozofia e Uranit është ajo e një shpirti fisnik. Ai nuk urren askënd. Madje as persekutorët e tij. Tek rrëfente një takim me njërin prej tyre, iu shpreh se e mëshironte dhe uronte që një ditë ai të kuptonte se çfarë dramash kishte shkaktuar.
Jeta në liri i dha mundësinë të botojë lirshëm sonetat e tij, mes tyre “Epopenë e karkalecave”, mijëra vargje që i mësoi përmendësh në burg. Faqja e tij e Facebook-ut përditësohet shpesh me krijime të reja që u kushtohen kryesisht personazheve historike dhe fenomeneve shqetësuese të së sotmes.
Mirësjellja e Uranit nuk u përket ditëve të sotme. Një humor që nuk gjendet lehtë në kryeqytet. Kur e pyet si je, Urani të përgjigjet: Kam hallin tuaj se unë jam mirë!
Një prej historive që shkulesh gazit, nga ato të burgut, është mbi një minoritar të shkretë që ishte dënuar për bashkëpunim me CIA-n. Sigurimi e kishte arrestuar se bariu kulloste bagëtinë afër kufirit dhe dyshonin se ai ishte rekrutuar nga perëndimorët. E për çfarë duhet të rekrutonin një bari xhanëm?! E nejse, në hetuesi sigurimsat i përsërisnin se ai ishte takuar me CIA-n. Bariu minoritar, tek dëgjonte CIA-n, mendoi se po flisnin për hallën e tij, se greqisht tingëllonte si “Thia!”
“Po” iu përgjigj i ziu, “e kam takuar”. Sigurimi insistonte dhe ai vazhdonte. “Thias i vajta në shtëpi, më priti mirë”. E kështu, bariu u dënua ca vite për veprimtari armiqësore.
Modestia nuk ka lejuar që jeta e tij të ketë vëmendje të shtuar, por ai është ndër të paktët disidentë shqiptarë. Çdokush që e ka njohur të jep të drejtë për këtë. Tirana dhe ne miqtë e tij mezi presim të shihemi sërish me Uranin, atje te kafja e tij, për të marrë sadopak nga optimizmi i tij i pashtershëm. Të presim Uran! Shërim të shpejtë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Letër nga Turqia (1717): Shqiptarët të premten shkojnë në xhami, të dielën në kishë

Patokracia

“Dokumenti më i vrazhdë i historisë së luftës”: Detajet e thjeshta, por tronditëse të Tapicerisë së Bajosë

Skënderbeu me mbretin e Polonisë dhe Janosh Huniadin

PasiQË-izmi: Nga parazitët gjuhësorë të serbishtes

Fallmerayer dhe e kaluara shqiptare: Në Greqi nuk rrjedh gjaku grek

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë