LAJMI I FUNDIT:

Kaderi kërcen “belly dance” për Lumbardhin në BBVK, ai e shikon me endje gjersa ajo bën lëvizje provokuese

Kaderi kërcen “belly dance” për Lumbardhin në BBVK, ai e shikon me endje gjersa ajo bën lëvizje provokuese
Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Mbrëmë (e mërkurë) në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova është organizuar “Belly Dance Night”.

Vajzat e shtëpisë janë veshur me funde dhe dekolte provokuese, për të kërcyer “belly dance” nën ritmet e këngëve orientale në shtëpi.


Bukuroshja Kaderi Kicaj dukej gjithashtu mjaft provokuese e veshur në të kaltër, gjersa ka vallëzuar para të dashurit të saj, modelit dhe ish-futbollistit Lumbardh Salihu.

Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Ky i fundit, dukej sikur e shikonte me plot ëndje, gjersa ajo performonte para tij me shumë pasion.

Lumbardhi e quan “plakë”, Santiana reagon ashpër kundrejt tij
Lexo po ashtu Lumbardhi e quan “plakë”, Santiana reagon ashpër kundrejt tij

Ndërkohë, përveç banoreve femra të shtëpisë, në mbrëmjen e “Belly Dance Night” ka pasur edhe valltare profesionale të ftuara enkas për konkurrentët e BBVK 2. /Telegrafi/