Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka reaguar pas ftesës së Gjykatës Speciale për intervistimin e Ramush Haradinajt.
Në një shkrim të bërë në Facebook, ajo ka thënë se nuk ka gjyq, drejtësi e asnjë institucion që i jep emër thirrjes së kryeministrit të dorëhequr Ramush Haradinaj nga Dhomat Speciale, transmeton Telegrafi.
“Ky nuk është gjyq, por është sulm i pastër mbi luftën e UÇK-së, sakrificën e dëshmorëve dhe mbi 8 milionë shqiptarë anembanë”, ka shkruar ajo.
Haradinaj gjatë ditës ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryeministrit të Kosovës.
Ai ka thënë se shkak i dorëheqjes është thirrja nga Gjykata Speciale.
“Nderi i Kryeministrit dhe Shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtëroj asnjëherë. Në Hagë si Ramush Haradinaj do t’i dal përball shpifësve, ashtu si e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar. Pastërtia ime dhe e luftës së UÇK-së, e konfirmuar nga dy aktgjykime nuk mund të njolloset nga askush dhe asnjëherë”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj pritet të udhëtojë gjatë javës së ardhshme për në Hagë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mitsotakis: Nëse Qeveria e re në Shkup konteston Marrëveshjen e Prespës, rruga europiane do të jetë e mbyllur
“Më ndihmoni po humbas gjak”, shqiptarja qëllohet me thikë jashtë shkollës në Britani, tmerrohen fëmijët dhe prindërit
Eksperti gjerman, Konrad Clewing: Ku gaboi Kosova që e humbi shansin për Këshill të Evropës?
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251