LAJMI I FUNDIT:

Ka zhvilluar nëntë ndeshje dhe vetëm edhe një Barcelona duhet ta blejë – Yusuf Demir nuk do të luajë më për katalanasit

Ka zhvilluar nëntë ndeshje dhe vetëm edhe një Barcelona duhet ta blejë – Yusuf Demir nuk do të luajë më për katalanasit

Barcelona mendoi se kishte zbuluar një perlë kur pa se si Yusuf Demir e filloi sezonin, megjithatë sulmuesi i Rapid Vienna nuk do të luajë më për klubin katalanas.

Në marrëveshjen e huazimit mes dy skuadrave ishte përfshirë një opsion që nëse Demir luante 10 ndeshje për Los Cules, atëherë klubit spanjoll do t’i kërkohej ta blinte atë për 10 milionë euro.


Duke pasur parasysh situatën fiskale të Blaugranëve, klubi nuk dëshiron të aktivizojë këtë opsion pasi nuk e shohin Demirin si një shpenzim të nevojshëm.

Demir aktualisht ka luajtur nëntë ndeshje si në La Liga Santander ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, dhe kështu klubi nuk mund të përballojë çmimin nëse ai e luan edhe një ndeshje.

Pavarësisht faktit se Barcelona e sheh lojtarin si potencial, paga e tij do të ishte një problem nëse i shtohej faturës së pagave të klubit.

Kështu, klubi i ka thënë futbollistit që të kërkojë një klub tjetër.

Demir do të ishte lojtari i parë që do të largohej nga klubi, me të paktën katër të tjerë që do t’i bashkohen.

Samuel Umtiti, Coutinho, Sergino Dest dhe Luuk de Jong janë në listë për largimie, ndërsa Ferran Torres që do të vijë nga Manchester City . /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare

"Unë nuk jam një milioner" - Futbollisti i Malagas kapet nga kamerat duke ia shitur fanellën një tifozi

La Liga
“Haalandi i ri” më në fund do të luajë për Bayern Munichun

“Haalandi i ri” më në fund do të luajë për Bayern Munichun

Bundesliga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori