LAJMI I FUNDIT:

I ka munguar për mbi dy vite skenës, Ryva Kajtazi: Po rikthehem me energji pozitive në klipin e ri

I ka munguar për mbi dy vite skenës, Ryva Kajtazi: Po rikthehem me energji pozitive në klipin e ri
Foto: Ryva Kajtazi/Instagram

Këngëtarja Ryva Kajtazi ka mbi dy vite që i ka munguar skenës.

Impenjimet e saj në jetën private dhe angazhimi si nënë e kanë lënë pak mbrapa në aspektin e prurjeve të reja muzikore, por kjo nuk do të zgjasë edhe për shumë kohë.


Kjo pasi këngëtarja ka përgatitur një projekt të ri muzikor, në bashkëpunim me Shqiprim Kelmendin, të cilin pret ta lansojë brenda pak ditësh.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në një bisedë për Telegrafin, Ryva ka folur rreth këngës së re, e cila do të jetë ritmike dhe shumë e përshtatshme për sezonën e verës.

“Sapo kemi përfunduar xhirimet e klipit për këngën time më të re në bashkëpunim me Shqiprim Kelmendin. Këngën e ka punuar Ardian Kastrati, tekstin e ka shkruar Kreshnik Avdiu, gjersa për klipin janë kujdesur produksioni nga Gjilani, Urban Graphics”, tha Ryva Kajtazi për Telegrafin.

Ryva Kajtazi në xhirimet e klipit të ri “Thehet zemra” (Foto: Ryva Kajtazi/Instagram)

Këngëtarja tutje tregon se ky rikthim i saj pas një kohe të gjatë, i ka dhënë shumë energji asaj për të punuar rreth projekteve të reja.

“Pas një pauze në fushën artistike, mendoj se jam rikthyer me energji shumë të mirë, shumë pozitive, me një frymë të re në përgjithëse”, tha Kajtazi.

Ditë më parë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit, teksa këtë herë dyshja në bashkëpunim me produksionin kanë zgjedhur Shkodrën si qytetin më të veçantë për të vizualizuar me pamje këngën e tyre të re.

“Kënga e re titullohet “Thehet zemra”. Është një tekst me temë dashurie sigurisht. Klipi është xhiruar i gjithi në Shkodër në ambient të hapur. Xhirimet kanë zgjatur një ditë të plotë. Për dukjen time janë kujdesur Vlora dhe Kaltrina, për flokët ‘Andrra Atelie’, dhe për makijazhin, Erisa Gashi”, tregoi më tej Ryva.

Foto: Ryva Kajtazi/Instagram

Në përfundimin e bisedës, këngëtarja tregoi se do të jetë shumë aktive gjatë verës, tani që po rikthehet me projekte të reja muzikore.

“Do të jem aktive gjithsesi. Në planet e mia të afërta është edhe një këngë me klip solo, pastaj jemi në prag të zezonës verore, ku do të jem shumë e angazhuar në dasma”, ka përfunduar Ryva Kajtazi për Telegrafin.

Përndryshe, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale imazhe nga xhirimet e klipit të ri si dhe trailerin, ku ka treguar se do të shfaqet mjaft atraktive dhe provokuese, duke vënë në pah format trupore. /Telegrafi/

Shikoni më poshtë trailerin e klipit të ri të Ryva Kajtazit:

Coming soon🎬

A post shared by Ryva Kajtazi (@ryva_kajtazi_) on Jun 15, 2018 at 11:21am PDT

Foto: Ryva Kajtazi/Instagram

Foto: Ryva Kajtazi/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë

“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë

Magazina
Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut:  Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut: Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Magazina
Kalo në kategori